Itali, arrestohen katër vrasësit e shqiptarit
Policia e Romës ka arrestuar 4 italianë, të cilët dyshohet se janë autorët e vrasjes së shqiptarit Zef Nikolli dhe plagosjes së mikut të tij, Marjan Fishta. Sipas policisë, ata janë përgjegjësit e sulmit të ndodhur më 16 maj të këtij viti ndaj dy shqiptarëve. Nga karabinierët kjo vrasje u konsiderua si një sulm i mirëorganizuar mafioz, që kishte si qëllim eliminimin e dy personave. Sipas hetimeve të kryera, të dyja palët kishin konflikte midis tyre dhe kjo ka çuar edhe në sulmin e dhunshëm, në një bar në një lagje të qytetit të Romës, dhe kjo çoi në vdekjen e një shqiptari e plagosjen rëndë të një tjetri.
Hetimet
Pas disa muajsh hetimesh, prokuroria italiane dha urdhër arresti për katër persona. Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, megjithatë ata janë të moshës 31, 42, 50 dhe 58 vjeç. Sipas prokurores italiane, Silvia Castagnoli, krimi i rëndë ishte një “hakmarrje” e katër italianëve ndaj shqiptarëve, pasi një natë më parë ishte gjetur i vrarë një vendas, në një tjetër lokal afër vendngjarjes së masakrës së 16 majit 2008. Për më tepër, nga kërkimet e policisë rezultoi se midis dy grupimeve kishte përplasje, për sa i përket kontrollit të zonës së Montespaccato-s. Hetimet të cilat kishin nisur menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më 16 maj, nuk kishin dhënë një rezultat konkret, deri ditët e fundit, ku u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe arrestimi i tyre nga forcat italiane.
Ngjarja
Ndërsa ishin duke pushuar në një bar në Montespaccato-s, Zef Nikolli dhe miku i tij, Marjan Fishta, u qëlluan me breshëri nga katër persona të maskuar. Ngjarja ndodhi më 16 maj në qytetin e Romës. Për 26-vjeçarin Nikolli ishte e pamundur që t’i shpëtonte vdekjes, pasi sulmi me armë qe fatal për të. Ndërsa 30-vjeçari, edhe pse u plagos rëndë, arriti që të shpëtonte nga vdekja. Atentatorët qëlluan me breshëri në drejtim të tyre me armë automatike dhe pistoleta dhe më pas arritën që t’i shpëtonin ndjekjes së policisë. Megjithatë, karabinierët italianë arritën që të zbulojnë identitetin e tyre dhe t’i arrestonin ata ditën e djeshme.