E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës akordon 200 mijë euro ndihmë për zonat e përmbytura në Shkodër dhe Lezhë

Merr vendim që të rrisë numrin edhe pjesëtarëve të FSK-së dhe zjarrfikësve që do të dërgohen në Shqipëri
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e zhvilluar dje ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për përballimin e situatës së rëndë nga vërshimet e ujërave në veriun e Shqipërisë. Qeveria e Kosovës po ashtu ka marrë vendim që të rrisë numrin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësve që do të dërgohen në Shqipëri. Ndryshe, gjendja në qarkun e Shkodrës vazhdon të mbetet e rënduar edhe pse lumi Buna raportohet se është kthyer në shtratin e tij dhe se niveli i ujit në qytet ka rënë. Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh para anëtarëve të kabinetit qeveritar se është i gatshëm që të ndihmojë Shqipërinë edhe në vijim, në varësi të situatave klimaterike, për kapërcimin e problemeve të përmbytjeve në Shkodër dhe Lezhë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›