“Nuk ka asnjë familje të izoluar, situata drejt normalizimit”
Reagon Drejtori i politikave në METE, Dritan YlliDrejtori i politikave në Ministrinë e Energjetikës, Dritan Ylli u shpreh dje se situata e emergjencës po kalohet dhe se nuk ka asnjë familje të izoluar në veri të vendit. Ai shtoi se situata është kritike vetëm në zonën e përmbytura në veri, ndërsa në zonat e tjera gjendja është normalizuar. Sipas Yllit gjatë gjithë dje gjatë ditës ka pasur reshje në zonën e Nënshkodrës, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që reshjet të mos sjellin prurje të mëdha si ditët më përpara. Ai u shpreh se një pjesë e mirë e vendeve të Bashkimit Evropian kanë ofruar tashmë ndihmën e tyre për të asistuar në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore. “Ndihma që na ka dhënë qeveria italiane përmes këshilltarit të tij bën të munduar që situata e prurjeve të ekzaminohet me satelit, në mënyrë që të përcaktohet një regjim i ruajtjes së nivelit të shkarkimeve që të kemi kontroll mbi situatën”, shpjegoi ai.Më tej, drejtori i politikave në Ministrinë e Energjetikës Dritan Ylli pohoi se, është prodhuar maksimalisht nga kapacitetet hidrike.Në fund të fjalës së tij, drejtori i politikave në METE garantoi se do të kompensohen të gjitha familjet e dëmtuara nga përmbytjet....