E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës dënon vrasjet dhe represionin në Siri

Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka përcjellë me shqetësim rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe dënon ashpër vrasjet dhe represionin që po ushtron regjimi sirian mbi popullsinë e pafajshme.

Përmes një komunikate të lëshuar nga MPJ thuhet se Republika e Kosovës mbështet fuqishëm popullin sirian në zgjedhjen e fatit të vet dhe përkrah pa asnjë rezervë përpjekjet e qytetarëve sirianë kundër regjimit represiv.

“Qeveria e Kosovës, po ashtu mbështet masat e Ligës Arabe e të Komunitetit Ndërkombëtar kundër regjimit sirian dhe bën thirrje për të ndalur sa më parë dhunën e skajshme dhe vrasjet në Siri. Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë të bindur që shumë shpejt populli sirian do të realizojë synimet e tij dhe do të jetojë në paqe e prosperitet”, thuhet në komunikatë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›