SHBA republikanet debatojne para votimit ne Iowa

Republikanët Michele Bachmann dhe Tim Paëlenty debatuan gjatë për të dhënat e tyre në debatin presidencial të se enjtës, dy ditë para votimit kyç në kampin republikan në garën për presidencialet 2012. Debati shihet si prelud i Iowa-s, ku republikanët do të zhvillojnë votimin e parë provë për pretendentët presidencial të partisë së tyre.
Hyrja në garë, vetëm një ditë më parë, e guvernatiorit të Teksasit, Rick Perry, thonë ekspertët riformaton dramatikisht garën duke luhatur pozitën e një prej favoritëve kryesorë në kampin republikan, Mitt Romney. Perry ka tërhequr grupe të ndryshme në partinë republikane, përfshi konsevatorët ekonomikë, aktivistët e Lëvizjes “Tea Party” dhe konservatorët socialë. Guvernatori Perry radhitej i dyti ose i treti në anketat e opinionit publik, pas Mit Romnit, pa hyrë ende në garë.Nëntë pretendentë republikanë kanë emrat e tyre në fletët e votimit. Mes tyre është ligjvënësja nga Minesota, Michele Bachmann, e cila është bërë e preferuara për qarqet konservatore dhe për përkrahësit e lëvizjes“Tea Party” që kërkojnë shkurtimin e buxhetit federal.
“Të heqim Barak Obamën nga presidenca dhe ta kthejmë vendin në rrugën e duhur, të rrisim ekonominë, vendet e punës dhe të rivendosim premtimin për të ardhmen e brezit tjetër. Kjo ka për të ndodhur.” premton ajo.
Të tjerë kandidatë në votimin sondazh përfshijnë ligjvënësin nga Teksasi Ronn Poll, biznesmenin nga Xhorxhia Herman Cain dhe ish guvernatorin e Minesotës Tim Paëlenty
Votimi sondazh, i Ajouas, është një provë e parë e popullaritetit dhe forcës organizuese të pretendentëve presidencialë republikanë. Analistët thonë se fida e vërtetë për republikanët është të gjejnë një kandidat që mund të tërheqë si krahun e Lëvizjes “Tea Party” ashtu edhe pjesën tjetër të partisë.
Ndërkohë dy republikanë të njohur po shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në garën për në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm. Ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin dhe ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Guliani kanë bërë të ditur se do të njoftojnë vendimin e tyre muajin e ardhshëm.