E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosovës:Ja prioritetet ekonomikepër 2011-2014

PRISHTINË-Qeveria e Republikës së Kosovës, në një mbledhje të zhvilluar sot pasdite, miratoi prioritetet e zhvillimit ekonomik të Kosovës për periudhën 2011-2014. Kryeministri Hashim Thaçi prezantoi planin reformator dhe zhvillimor për Kosovën evropiane, duke theksuar se këto prioritete janë nxjerrë nga programi i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

"Ky plan prioritetesh parasheh një qasje të re të zhvillimit ekonomik, të bazuar kryesisht në sektorin privat”, tha ai. "Ky është një plan për një Kosovë evropiane, të zhvilluar dhe euroatlantike", theksoi kryeministri Thaçi. Ai shtoi se "synimet janë ambicioze, por janë analizuar shumë mirë dhe janë të realizueshme, në veçanti rritja ekonomike që e parashohim prej 7 deri në 8 për qind dhe ulja e papunësisë 8 deri në 10 për qind”.

Sipas Kryeministrit Thaçi, ekonomia e Kosovës tashmë ka tejkaluar krizën, duke shënuar rritje gjatë vitit të kaluar deri në gjashtë për qind.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›