Raporti i KQZ-së, nuk “shtendoset” konflikti!

Në fakt, KQZ përgatiti një raport vjetor për punën e saj, i cili me sa duket nuk është pranuar nga opozita. Pas miratimit vetëm nga 5 anëtarët demokratë, raporti do të shkojë në Kuvend.
"Ajo që vihet re dhe më duhet ta theksojë, që në mënyrë konsekuente është tentativa për të prishur dhe nxirë punën e KQZ-së, nga fillimi deri në fund. Kjo katërshe ka vendime pro dhe kundër të majtës, pro dhe kundër të djathtës në Parlament, ndërkohë që kjo treshe nuk ka asnjë vendim kundër interesave të majtës në këtë tavolinë. Kjo është anshmëria në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", u shpreh kreu i KQZ-së, Arben Ristani.
Kryetar Ristani tha gjithashtu se në dokumentin që do t’i dërgohet Parlamentit, jepen edhe rekomandime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, veçanërisht për fletët e hedhura në kutitë gabim. /Start/
2012-02-24 17:56