E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e angazhuar të plotësojë kushtet e afrimit sa më shpejt në BE

Komisioni Evropian prezanton sot raportin vjetor për Shqipërinë

Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ambasadori Helmuth Lohan do të prezantojë sot pasdite në Hotel “Rogner Europapark” Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë. 
Përmes një konference për shtyp, pritet që zyrtari i lartë i KE-së të publikojë dokumentin e rëndësishëm, i cili analizon ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të procesit të integrimit.     
Ndërkohë, nga ana tjetër, qeveria shqiptare është e angazhuar të plotësojë të gjitha kushtet për afrimin e vendit me BE-në, duke filluar me liberalizimin e vizave, që është dhe prioriteti më i afërt i saj, si dhe më pas marrja e statusit të vendit kandidat në Bashkimi Evropian.
Vlerësimi pozitiv për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit nga komuniteti ndërkombëtar është një shtysë për qeverinë e koalicionit të drejtuar nga kryeministrin Berisha, në përmbushjen e kushteve drejt BE-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›