E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e befasuar dhe shokuar

Qeveria e Kosovës është e befasuar dhe e shokuar me paraburgosjen e të akuzuarve në rastin 'Kleçka'.

"Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur vazhdimisht institucionet e drejtësisë sipas standardeve të BE-së, edhe në këtë rast që respekton procedurat ligjore, organet e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut. Qeveria e Republikës së Kosovës kërkon që proceset që kanë ndikim në opinion publik dhe të kaluarën e luftës sonë për liri, të jenë trasparente përballe institucioneve vendore dhe opinionit publik", thuhet ne nje komunikate te Zyres se Kryeministrit.

"Veprimet e 'befasishme' dhe pa një njoftim dhe koordinim me institucionet e Kosovës cenojnë bashkëpunimin. Qeveria e Republikës së Kosovës beson në luftën e drejtë të UÇK-së që është bërë sipas normave ndërkombëtare", thuhet me tej ne komunikatën e Qeverise.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›