E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e mbytur fundos CEZ-in. Kryeministri çek vjen në Tiranë

Petr Necas (foto abl)

Emirjon Senja

Ngërçi me borxhet e ndërsjellat midis autoriteteve shtetërore dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, duke rrezikuar edhe kolapsin e kësaj të fundit, duket se do të vazhdojë të paktën edhe disa ditë të tjera. Palët kishin renë dakord që të shlyejnë borxhet ndaj njëra-tjetrës deri në fund të këtij muaji për ta nisur majin me llogari të pastra, por marrëveshja ra pa filluar ende të zbatohej duke e lenë situatën në vendnumëro.

Qeveria miratoi në fund të shkurtit një marrëveshje të lidhur midis disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Ekonomisë, Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale me CEZ Shpërndarjen duke marrë edhe bekimin e Ministrisë së Financave. Sipas saj, kompania çeke duhej fillimisht të shlyente një borxh prej 4 miliardë lekësh ndaj KESH-it dhe OST-së brenda datës 14 mars 2012. Nëse nuk bëhej pagesa, marrëveshja binte automatikisht.

Burime zyrtare nga KESH konfirmojnë se pagesa nuk është kryer pavarësisht detyrimit, kështu që marrëveshja ka rënë. Kjo marrëveshje hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga palët, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave dhe bëhet efektive me pagesën nga CEZ shpërndarje sh.a. të shumës prej 4 miliardë lekë që përcaktohet në paragrafin 2 më sipër, pagesë e cila do të ndodhë jo më vonë se 2 (dy) javë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave, – citohet në marrëveshjen e lidhur midis palëve më datë 28 shkurt dhe e miratuar në mbledhje qeverie më datë 29 shkurt.

Marrëveshja

Në marrëveshje, qeveria merrte përsipër ti paguante CEZ-it të gjithë borxhet që institucionet shtetërore i kanë kompanisë çeke. Por më parë, kurse kjo e fundit do ti paguante KESH-it dhe OST-së detyrimet e pa shlyera deri më tani, të cilat janë bërë shpesh herë shkak për debate në distancë midis kompanive. Përllogaritej që ky detyrim të ishte 4 miliardë lekë. Duke marrë parasysh që disa institucione buxhetore, kanë detyrime financiare të pa ekzekutuara/palikuiduara ndaj shoqërisë CEZ shpërndarje sh.a., në formë detyrimesh të papaguara dhe/ose të paguara me vonesë, të faturave të energjisë si edhe faktin që CEZ Shpërndarje sh.a., ka detyrime financiare të pa ekzekutuara/pa likuiduara ndaj KESH sh.a., dhe OST sh.a., në formë faturash të papaguara (përfshirë edhe vlerat e kamatëvonesave për vonesë në ekzekutim, palët që nënshkruajnë këtë marrëveshje, kanë qëllim dhe bien dakord që të shuajnë me kompensim detyrimet e ndërsjella, pasi të jetë realizuar rakordimi i plotë i detyrimeve ndërmjet palëve të interesuara, – theksohet në marrëveshjen e lidhur midis palëve. Në pozicionin e eprorit, ministritë nënshkruese, detyroheshin që të verifikonin pagesat e energjisë elektrike nga institucionet e tyre të varësisë gjatë periudhave të mëparshme.

CEZ-i

CEZ humbi 50 % të kapitalit

Importet e larta gjatë muajve janar dhe shkurt me qëllim mbulimin e humbjeve, të cilat gjatë kësaj periudhe arritën kulmin, bën që CEZ Shpërndarja të futej në probleme financiare aq sa të deklaronte se nuk mund të shlyejë as kontratat me palët e treta duke fajësuar qeverinë shqiptare për vendimet e marra.

Situata e vështirë doli më shumë në pah pas një letre që kompani i nisi qeverisë shqiptare duke e venë në dijeni për problemet e thella ekonomike që po përballej por edhe një lajmërimi që i bënte Bordit të Drejtuesve të saj duke e lajmëruar se kishin humbur deri në 50 për qind të kapitalit gjatë viteve që ndodheshin në Shqipëri. Do tu jepet informacion Bordit të Drejtorëve në lidhje me situatën kritike financiare të Shoqërisë dhe faktit se mbështetur në Pasqyrat Financiare të Shoqërisë për vitin 2011, pasqyrave të fitimit dhe humbjes të shoqërisë për muajt janar dhe shkurt 2012, humbjet e shoqërisë kanë tejkaluar 50 për qind të kapitalit të regjistruar dhe shoqëria nuk ka fonde të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet afatshkurtra ndaj palëve të treta, – u bënte me dije kompania anëtarëve të asamblesë së përgjithshme, e cila pritet të mblidhet më datë 20 prill në Pragë të Çekisë.

Kryeministri çek në Tiranë për të zgjidhur hallet e CEZ-it

Emirjon Senja

Kryeministri çek, Petr Necas pritet të zhvillojë në fillim të javës së ardhshme një vizitë në Tiranë, ku agjendës së bisedimeve nuk ka se si ti shpëtojë edhe gjetja e një zgjidhje për krizën e pagesave pjesë të cilës është edhe kompania CEZ Shpërndarja. CEZ pret garanci më të mëdha nga qeveria shqiptare krahas asaj për shlyerjen e faturave të prapambetura të energjisë elektrike dhe një gjë të tillë mund tia sigurojë një figurë madhore si kryeministri i vendit të origjinës. Por ai nuk do të jetë vetëm. Mësohet se bashkë me të do të jetë edhe Kryetari i Bordit të Drejtorëve të CEZ Shpërndarjes, Daniel Benesh (Danile Bene) duke e bërë vizitën e kreut të ekzekutivit çek më intriguese, me agjendë edhe më të qartë.

Pas rrëzimit të marrëveshjes së lidhur midis qeverisë shqiptare dhe CEZ Shpërndarjes për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella duke pastruar llogaritë, tashmë nuk bëhet më fjalë vetëm për larje hesapesh por për më tepër.

Mësohet se CEZ Shpërndarja kërkon nga qeveria me anë të një marrëveshje tjetër, të konsideruar më të madhe se sa kjo e nënshkruar në shkurt, dhënien e garancisë nga kjo e fundit se do të ketë rishikim të kushteve rregullatore. Nga kompania nuk shpjegohet se çdo të thotë ky kusht i ri i vendosur prej saj për të paguar detyrimin ndaj KESH-it. Megjithatë, pjesë e kushteve rregullatore janë edhe çmimi i energjisë elektrike, niveli i humbjeve të kompanisë por edhe një kredi-garanci me vlerë 60 milionë euro, të cilën CEZ Shpërndarja mund ta tërheqë për llogari të saj nëse sheh që qeveria shqiptare nuk i përmbahet Deklaratës Rregullatore të miratuara gjatë shitjes së pjesës më të madhe të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes tek çekët e CEZ.

Çfarë ndodhi që marrëveshja nuk u zbatua?

Pas nënshkrimit të saj më datë 28 shkurt 2012, qeveria e miratoi më datë 29 në mbledhje duke bërë që të hynte në fuqi. Sipas kushtit, fillimisht CEZ Shpërndarja do ti paguante KESH-it dhe OST-së 4 miliardë lekë brenda dy javëve nga hyrja e saj në fuqi. Më pas, qeveria do të bënte rakordimet dhe do ti shlyente CEZ-it borxhet brenda 31 prillit të këtij viti. Ndërkohë, duhej që kompania çeke të bënte pagesën deri më datë 14 mars 2012. Kompanitë konfirmojnë se deri më këtë datë nuk kanë arkëtuar para nga CEZ Shpërndarja. Një gjë e tillë bën që marrëveshja të rrëzohej automatikisht. CEZ ndërkohë mësohet të ketë kërkuar shtyrje të afatit për pagesën duke pasur ndërmend një skenar tjetër. Gjatë kësaj periudhe, kompania është duke negociuar një marrëveshje tjetër me qeverinë shqiptare, e cila përmban kushtin e garancisë dhe rishikimit të kushteve rregullatore. Sipas burimeve nga kompania, nëse qeveria do të nënshkruante atë, CEZ Shpërndarja do të merrte përsipër shlyerjen e detyrimeve ndaj KESH-it dhe OST-së.

Normalisht, ka pak gjasa që CEZ tia dalë e vetme me këto kushte përballë qeverisë në kushtet kur

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›