Qeveria e re e Britanisë pëson goditjen e parë
Qeveria e re e koalicionit në Britani pësoi një goditje të rëndë, pasi që Ministri i Financave, David Laws, dha dorëheqje nga funksioni i tij pas vetëm 18 ditëve në pushtet, si rezultat i zbulimeve për disa shpenzime të tij.
Laws dha dorëheqje, pasi që gazeta Daily Telegraph zbuloi se ai ka tjetërsuar 57 mijë dollarë të tatimpaguesve, për t’ia paguar qiranë e shtëpisë të dashurit të tij shumëvjeçar.
Laws, si ministër nga radhët e liberal-demokratëve, theksoi se nuk ka zbuluar aranzhmanet e tij financiare, ngase ka dashur të mbajë të fshehtë orientimin e tij seksual.
Ai me këtë rast i kërkoi falje opinionit publik për gabimin që ka bërë. Kryeministri i Britanisë, David Cameron, e pranoi menjëherë dorëheqjen e Lawsit.
Që nga viti 2006 rregullorja e parlamentit britanik nuk lejon që banesat e partnerëve të deputetëve të paguhen nga shteti.
Laws u shpreh se në asnjë moment nuk kishte menduar se kishte thyer rregullat, por pranoi se kjo mund të ishte e debatueshme dhe se ai do t'i kthente të gjitha paratë e paguara deri tani.