Kina akuzon Obamën: Ka ndërhyrë në punët e brendshme

Ministria e Jashtme Kineze, ka shpërndarë një deklaratë për shtyp, në të cilën hidhen akuza të ashpra ndaj presidentit amerikan lidhur me takimin që ka zhvilluar ditët e fundit me Dalai Lamën.
Pekini ka akuzuar presidentin amerikan, Barak Obama, duke thënë se ai ka ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.
“Ky akt seriozisht ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, lëndon ndjenjat e popullit kinez dhe dëmton marrëdhëniet tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze.
Qeveria e Kinës e sheh Dalai Lamën si një figurë që mbron pavarësinë e Tibetit. Dalai Lama thotë se ai nuk kërkon pavarësi, por autonomi më të madhe për rajonin brenda Kinës.