Somali, OKB-ja ndihmon për kontrollin e islamikëve

OKB-ja ka shpërndarë ndihmat e para për viktimat e thatësirës në zonat që kontrollohen nga militantët e lidhur me Al Kaidën në Somali, pasi këta të fundit hoqën ndalesën për ndihma.
Përfaqësuesja e organizatës për fëmijë të OKB-së, Rozanne Chorlton, tha se grupi militant al-Shabab u ka dhënë punëtorëve të OKB-së afrim të papenguar dhe shpreson se kjo do të inkurajojë edhe agjencitë e tjera.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka premtuar 84 milionë dollarë si ndihmë emergjente për viktimat e thatësirës. Thatësira e sivjetshme është më e rënda në 60 vjetët e fundit dhe vlerësohet se do të prekë 10 milionë njerëz.