E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e re, sot firmoset marrëveshja PD- PR

Berisha i përmbylli dje negociatat me aleatin e tij, Fatmir Mediu. Dy liderët e këtyre partive kanë rënë dakord që republikanët të marrin një ministër dhe dy zëvendësministra. 

TIRANE- Në një ceremoni zyrtare, sot nënshkruhet marrëveshja mes PD-së dhe PR-së. Dy liderët e këtyre partive kanë rënë dakord që republikanët të marrin një ministër dhe dy zëvendësministra. Berisha i përmbylli dje negociatat me dy aleatët e tij, që kanë marrë nga një deputet nga zgjedhjet e 28 qershorit. Paraditen e djeshme ishte Mediu, ndërsa pasdite Muhedini, të cilët në takime të veçanta, kokë më kokë, u konsultuan me Berishën sa i takon posteve. Menjëherë pas daljes nga Kryeministria, Mediu deklaroi se ishin rënë dakord për parimet, ndërsa për gjërat konkrete vendos sipas tij, vetëm mbledhja e kryesisë e kësaj partie. "Diskutuam në parim, absolutisht çdo vendim është vendim i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është vetëm kryetar i republikanëve, deputet i tyre, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri vë në dyshim përfaqësimin politik të Fatmir Mediut", - deklaroi ai dje. Ndërsa çamët ranë dakord që të mbajnë dy zëvendësministra, duke humbur shansin kështu që të përfaqësohen në qeverinë Berisha me një ministër.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›