Muaji i Ramazanit, Topi i ftuari i nderit i bektashinjve
Presidenti Bamir Topi ishte pjesëtar i një aktiviteti të ngjashëm që u zhvillua ditë më parë në Shkodër, ku dhe atje dha mesazhe paqeje dhe tolerance për të gjithë shqiptarët.
TIRANE- Presidenti Topi është sot i ftuari i nderit i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, në një iftar që shtron me rastin e muajit të Ramazanit. Topi ishte pjesëtar i një aktiviteti të ngjashëm që u zhvillua ditë më parë në Shkodër, ku dhe atje dha mesazhe paqeje dhe tolerance për të gjithë shqiptarët. Në Shkodër ai foli për domosdoshmërinë e vijimit të reformave për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, që është sfida e radhës e vendit tonë. Presidenti Topi u shpreh atëherë se, e rëndësishme është ndërtimi i shtetit ligjor. Në këto aktivitete, në këtë muaj të shenjtë për besimtarët myslimanë, Presidenti ka përcjellë mesazhe bashkimi për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për besimtarët myslimanë.
(s.g/BalkanWeb)