E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qeveria e sheh integrimin dhe liberalizimin e vizave si një proces të bazuar në përformancë dhe në të mirë të shqiptarëve”

Kryeministri Sali Berisha siguron Ministrin italian Roberot Maroni për përmbushjen e kushteve të vendosura nga KE

Kryeministri Sali Berisha ripërsëriti dje angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e të gjitha kushteve të vendosura nga Komisioni Evropian për mundësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. Sipas Berishës, qeveria e tij e sheh integrimin dhe liberalizimin e vizave si një proces të bazuar në performancë dhe në të mirë të qytetarëve të vendit. 
Këtë qëndrim Kryeministri Sali Berisha e shprehu në mënyrë të përsëritur në takimin që zhvilloi dje më Ministrin e Brendshëm italian Roberto Maroni.
Nga ana e tij Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni, duke folur për procesin e liberalizimit të vizave në këtë takim, shprehu besimin se Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së do ti hapë rrugë liberalizimit të vizave në mesin e vitit të ardhshëm. 
Duke folur për liberalizimin e vizave, Kryeministri Berisha u shpreh se, “qeveria shqiptare do të realizoje të gjitha kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian në mënyrë që qytetarët shqiptarë të mund të lëvizin lirshëm”. 
Kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria e tij, “e shohin integrimin dhe liberalizimin e vizave si një proces të bazuar në performancë dhe në të mirë të qytetarëve të vendit”. Kryeministri Berisha u shpreh se Italia i njeh përpjekjet dhe arritjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe si e tillë mund të jetë avokati më i mirë i Shqipërisë në proceset integruese.    
Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Italian Maroni shprehu nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit të fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar midis dy vendeve. Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, Ministri Maroni shprehu besimin se, “Këshilli i Ministrave të jashtëm të BE-së do ti hapë rrugë liberalizimit të vizave në mesin e vitit të ardhshëm”. 
Ministri Maroni u shpreh se integrimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian është një proces i natyrshëm. Ministri Maroni mbështeti qëndrimin e Kryeministrit Berisha në nevojën e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit të policive dhe agjencive të vendeve tona në goditjen e krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe në veçanti koordinimit në masat shtrënguese kundër pasurisë të fituar në mënyrë kriminale. Maroni u shpreh se mënyra me efikase e luftës kundër mafies është konfiskimi i te ardhurave kriminale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›