E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Perceptimin e korrupsionit e ka rritur korrupsioni në drejtësi dhe lejet e ndërtimit - të dy faktorët nuk varen nga qeveria

Një raport i radhës po bën xhiron e zakonshme mediatike. Raporti i perceptimit të korrupsionit, i publikuar nga “Transaprency International”, me gjithë zhurmën e pritshme, sikurse edhe herët e tjera, vazhdon të lexohet përgjysmë, ndërsa interpretimi, vazhdon të jetë kryekëput i njëanshëm.
Në atë raport thuhet se Shqipëria ka zbritur nga koeficienti 3.4 në 3.2. Gjithashtu thuhet se për këtë diferencë 0.2, Shqipëria ka humbur edhe 10 vende në renditjen botërore.
Por, ajo që nuk thonë, të dëshiruarit për keqinterepetimin e këtij raporti, lidhet me fushat e perceptimit, të cilave i referohet ky raport dhe që ka bërë që Shqipëria të humbasë 0.2 pikë në indeksin e perceptimit.
Zhurma e ditëve të fundit i ka mëshuar “qeverisë” si përgjegjëse kryesore e kësaj “gjendje”, ndërkohë që harrohet me dashje, se në tortën e “pushteteve”, ndarje më vete janë edhe “drejtësia”, “pushtetit vendor”, pse jo edhe mediat, shoqëria civile, partitë, etj., etj.
E thënë pak më ndryshe dhe më thjesht, kur flitet për korrupsion, apo për perceptimin e tij, nuk besohet se për Bashkinë e Tiranës, kemi ndonjë koeficient që do të na bënte të krenoheshim, përkundrazi, denoncimet e herëpashershme, të publikuara, veçanërisht me lejet e ndërtimit, apo edhe me abuzimin me trojet publike, janë tregues për të kundërtën.
Para dyerve të gjykatave, “hallexhinjtë” për probleme civile apo penale, është fakt, i pranuar, ku drejtësia “blihet” me shuma të konsiderueshme.
Pa u zgjatur shumë, ndërsa flitet për perceptim korrupsioni në rritje, nuk ka pse të përjashtohet mundësia e rritjes së këtij perceptimi nga ana e drejtësisë, për faktin e thjeshtë se ende nuk kemi një prokuror apo gjyqtar të vënë para drejtësisë, që të besojmë se ky perceptim nuk vjen duke u përkeqësuar, në kushtet e mungesës së shembujve konkretë, për të besuar të kundërtën, përmirësimin e këtij indeksi.
Për sa i përket pushtetit vendor, duke shkuar jo shumë larg, por duke qëndruar në Tiranë, faktet e denoncuara publikisht për kryebashkiakun Edi Rama, për abuzimet me lejet e ndërtimit dhe me trojet publike, për sjelljet klienteliste me firmat e pastrimit të qytetit, etj., etj., për prokurorinë janë vetëm shifra në kuadrin e statistikave, për deri sa nuk kemi një dosje të dërguar në gjykatë, që pastaj, edhe në qoftë se mbyllej nga organi drjetësidhënës, të kishim një argument për të besuar se diçka po lëviz, jo në drjeitm të përkeqësimit të indeksit të perceptimit të korrupsionit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›