Qeveria është OK me Nenad Gjuriqin

Nenad Gjuriq, sipas të gjitha gjasave do të zgjedhet komandant rajonal i stacioneve policore të veriut të Kosovës. Një zyrtart i lartë në qeverinë e Kosovës i ka thënë Indeksonline përmes telefonit se Nenad Gjuriq ka qenë i propozuar i përbashkët e serbëve kosovar dhe qeverisë në Prishtinë.
Gjuriq është zgjedhur kundrejt 2 kandidatëve tjerë pasi është i vetmi për të cilin Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka dhënë aprovimin si person me figurë të pastër.
Sidoqoftë, Klan Kosova pak më herët ka raportuar se personi në fjalë është suspenduar dy herë, njëherë për shkak të përcjelljes së zyrtarëve të Serbisë pa e marrë lejën paraprakisht nga Prishtina dhe një herë tjetër për shkak se ka refuzuar që të konfiskoi targa serbe me emra të qyteteve të Kosovës.
Mirëpo, zyrtari qeveritar që ka folur në kushte anonimiteti tregon se personat tjerë që janë kandiduar një prej të cilëve me mbiemrin, Stojanoviq ka punuar për Ministrinë e Brendshme të Serbisë (MUP) dhe këto kandidatura janë hedhur poshtë menjëherë.
Më herët gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka përmendur vetëm inicialet e të propozuarit. Vuçiq ka deklaruar se N.GJ është zgjedhur nga pala serbe, ndërsa Prishtina do ta propozoi vetëm formalisht. Sipas Vuçiqit i propozuari është pranuar edhe nga Brukseli.
Burimi qeveritar i Indeksonline ka thënë se deklarata e Vuçiq është bërë për konsum të brendshëm, ndërsa ka treguar emri i nenad Gjuriq ka shkuar në Bruksel dhe është debatuar nga zëvendëskryeministri kosovar, Hajredin Kuqi.Nenad Gjuriq ka marrë aprovimin e Brukselit gjatë darkës së punës që u mbajt që Bruksel javën e kaluar me ndërmjetësimin e Catherine Ashton./Indeksonline/