Kryeparlamentari i Suedisë: “Shqipëria meriton të jetë anëtare e BE-së”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, zhvilloi dje një takim me homologun e saj suedez, Per Uesterberg, vendi i të cilit merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian në korrik të këtij viti. “Shqipëria është pjesë e Evropës dhe ajo meriton të jetë pjesë e BE-së”, - u shpreh Uesterberg pas takimit me Topallin. Sipas tij, të gjitha partitë politike në Suedi mbështesin politikën e zgjerimit të BE-së dhe kjo do të reflektohet gjatë presidencës së Bashkimit Evropian në 6-mujorin e ardhshëm. “Shqipëria ka ecur shumë përpara dhe ka bërë transformime të mëdha. Është tashmë e qartë se Shqipëria dhe Ballkani po shohin drejt së ardhmes”, - tha ai. Uesterberg vlerësoi faktin që Shqipëria ka luajtuar një rol të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin e rajonit ballkanik. Ndërsa kryeparlamentarja Topalli kujtoi se Suedia është në grupin parë të vendeve që ratifikoi MSA-në Shqipëri-BE, po ashtu ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës dhe një nga kontribueset kryesore në misionin EULEX. Kryeparlamentarja siguroi më tej homologun e saj se Shqipëria po punon fort për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të arritur të gjitha standardet e nevojshme për t u integruar në NATO e BE.
Ky lajm është publikuar: 03/02/2009