Qeveria gati ndryshimi i çmimeve të tokave
08/12/2008 AKKP nis verifikimin e dosjeve për kompensimin financiar nga fondi 5 miliardë lekësh
Deklarata vjen nga kreu u Departamentit të Hetimit të Krimit, Agron Kuliqi,
Qeveria do të diskutojë brenda këtij muaji mbi hartën e re të çmimit të tokave në të gjithë vendin. Burimet kanë bërë të ditur se harta e rishikuar mbështetet në metodikën e vlerësimit të çmimeve, të miratuar në Kuvend disa vite më parë. Ndërsa rishikimi i vlerave të miratuara në qeveri vetëm 6 muaj më parë është për t’u afruar sa më shumë realitetit të shitblerjes në treg. Ndërkohë ekspertët kanë bërë të ditur se propozimet nuk janë vetëm për uljen e këtyre çmimeve, por dhe për rritjen e tyre në disa zona. Kjo pasi ekonomia e tregut sjell zhvlerësimin e çmimit në zona të caktuara dhe mbivlerësimin në zonat e tjera. Ndaj dhe në të ardhmen do të ketë rivlerësime për të qenë sa më të drejtë me ndryshimet në ekonominë e këtyre zonave. Megjithatë, ato që do të rishihen më shpesh do të jenë tokat truall, të cilat dhe do të përdoren në ndarjen e fondit financiar për këtë vit.
Kompensimi
Në fillim të muajit dhjetor Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave ka përfunduar pranimin e dosjeve për kompensimin financiar nga fondi prej 5 miliardë lekësh. Burimet kanë bërë të ditur se janë rreth 750 dosje, të cilat janë në një shtrirje për të gjithë qytetet ku janë miratuar çmimet e tokës. Ndërsa pritet që vetëm në përfundim të këtij muaji të dalin rezultatet e verifikimit të dosjeve. Kështu në rast se ekspertët do të shikojnë se dokumentet janë të falsifikuara, personi që ka bërë manipulime do të dërgohen në ndjekje penale.
Gjithsesi tashmë AKKP-ja ka të renditura dhe dosjet sipas vendimeve për njohjen e pronave nga ish-komisionet. Ndërsa fituesit do të shpallen vetëm në përfundimin e verifikimit të dosjeve. Për renditjen e fituesve nuk do të ketë ndarje të fondit sipas qarqeve, por një renditje të vetme.
Legalizimet
Nga ana tjetër Agjencia do të nisë punën dhe për kompensimin financiar të pronarëve që do të preken nga legalizimi i ndërtimeve të paligjshme. Për këtë skemë fondet e mbledhura nga legalizimet do të kalojnë në llogarinë rrjedhëse të AKKP-së që do të bëjë kompensimin sipas vendimeve që do të marrë Qeveria shqiptare.