Qeveria gati të shesë aksionet e ndërmarrjeve ku është bashkëpronare me të huajt
Ja 97 objektet që do të kalojnë për kompensimin e ish-pronarëve. Fondi i kompensimit dhe kriteret që duhen zbatuar nga aplikantët
Ervin KOÇI
Qeveria po përgatitet të privatizojë të gjitha ato ndërmarrje prodhuese në të cilat është bashkëpronare me firmat e huaja, me justifikimin se do të përdorë fondet për kompensimin financiar të ish-pronarëve. Janë 97 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (Sh.p.k.), të regjistruara pas vitit 1990 deri në vitin 1995, ku shteti shqiptar zotëron akoma një pjesë të aksioneve. Sipas pretendimeve që ngrihen nga qeveria lidhur me këtë proces, ndërmarrjet ish-shtetërore, që aktualisht shfrytëzohen në pjesën më të madhe nga kompani të huaja që i shfrytëzojnë duke i paguar qira shtetit, nuk janë duke iu përmbajtur kontratës, aq sa një pjesë ndodhen drejt falimentit. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve janë me kapital të përbashkët me shtetin italian, më pas me atë grek, si dhe me kompani shqiptare, me të cilat qeveria shqiptare zotëron aksione deri në masën 55 për qind. Këto objekte, të konsideruara si “jostrategjike”, gjenden thuajse në të gjitha qytet e vendit dhe u përkasin ndërmarrjeve dhe fabrikave të dikurshme shtetërore, ku aktualisht shteti është pronar i objekteve, i truallit ose në aksione. Një pjesë e këtyre ndërmarrjeve janë marrë me qira nga subjekte private, por ato konsiderohen akoma si pronë shtetërore pasi shteti zotëron tek to një pjesë të aksioneve. Ministria e Ekonomisë ka publikuar listën e këtyre ndërmarrjeve me të cilat shteti ka kapital të përbashkët. Edhe pse një pjesë e këtyre ndërmarrjeve shtrihen në sipërfaqe të mëdha toke, shumë prej tyre nuk janë më produktive duke mos dhënë prodhim.
Skema e kompensimit
Me synim rritjen e fondit të kompensimit fizik dhe monetar për ish-pronarët, qeveria ka menduar që tokat ku ndodhen këto shoqëri, të cilat sot paguajnë qira, t’ua shesë atyre me çmimin e tregut (çmimin aktual për metër/katror). Të ardhurat monetare që shteti do të përfitojë nga ky proces do t’i ndajë për shtresën e ish-pronarëve në bazë të disa ndryshimeve të reja në projektligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", i miratuar javën e fundit në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fusha të ndryshme, kryesisht tregti dhe në bujqësi, kanë zënë sipërfaqe të konsiderueshme toke, me pronar shtetin ose individin, të cilit i është njohur prona nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Një pjesë e tyre kanë në zotërim toka, të cilat nuk shfrytëzohen plotësisht, kurse të tjera ndodhen në proces likuidimi. Plani i qeverisë është përshpejtimi i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës. Në këtë mënyrë synohet nxitja e sektorit privat, duke i dhënë mundësi që pas blerjes së tokës, të marrë në dorë përfundimisht edhe aksionet e shtetit nga këto ndërmarrje.
Skema e shitjes
Qëllimi për shitjen e këtyre sipërfaqeve të truallit këtyre ndërmarrjeve është krijimi i një fondi monetar për ish-pronarët. Në disa ndërmarrje ka shumë pronarë që iu është njohur pronësia për tokat. Sipas ligjit të ri "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", Neni 8, për tokat e dhëna në përdorim, me qira ose në ndonjë formë tjetër, shoqërive tregtare, ku shteti zotëron pjesë të kapitalit ose aksione, për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, veprohet si vijon: Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, nga sipërfaqja e tokës së dhënë ka të drejtë t‘i shesë shoqërisë, me çmim tregu, sipërfaqen e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa sipërfaqja tjetër, nëse ka të tillë, i kthehet fizikisht subjektit të shpronësuar. Kur toka e shitur i është njohur subjektit të shpronësuar, të ardhurat nga shitja i kalojnë atij, ndërsa kur toka ka qenë dhe është në pronësi të shtetit, të ardhurat nga shitja kalojnë në fondin e kompensimit. Nëse shoqëria refuzon blerjen e tokës, brenda afatit të përcaktuar nga Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, toka i kthehet fizikisht pronarit të shpronësuar, kur ka të tillë, dhe marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe subjektit rregullohen sipas legjislacionit civil shqiptar. Debati më i madh në nivel ekspertësh janë tokat bujqësore ku shtrihen ndërmarrjet me kapital të përbashkët shtetëror. Vetëm nga lejet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë evidentohen rreth 30 mijë hektarë tokë. Sipërfaqja është më e madhe nëse përfshihen edhe ndërmarrjet e tjera, ku shteti ka aksione.
1. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“ECA” prodhim çimento Krujë
“ECA” prodhim çimento Vlorë
“ECA ISTN” studime-projektim Tiranë
“Euroteorema” materiale ndërtimi Peqin
“Inertobeton” materiale ndërtimi Sarandë
“Albeton 5” materiale ndërtimi Tiranë
“Alb-Konstruksion” materiale ndërtimi Tiranë
“Gju-Ba-Mar” prodhim mermeri Shupenzë
“Ital-Mermer” prodhim mermeri Peshkopi
“Albinfrastruktura” ndërtim rrugësh Tiranë
“Market Petra” materiale ndërtimi Gjirokastër
“Albit Mermeri” blloqe mermeri Tiranë
“Superbeton” materiale ndërtimi Tiranë
“Volalba” prodhim tullash Lushnjë
“SIAV Konstruksion” materiale ndërtimi Vlorë
“General Construksion” ndërtim rrugësh Shkodër
“Albitalia Kostruksi” materiale ndërtimi Tiranë
“Infra Proj Konsulti” projektime Tiranë
“Tirana Trade Center” shërbim publik Tiranë
“Ital Alb” materiale ndërtimi Tiranë
“Duvas Lines” transport Durrës
“DV-Alba” rikonstruksion hoteli Tiranë
“GDANSK” riparim anijesh Durrës
“Trans Albania” transport Tiranë
2. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Alb Diabra” instrumente Tiranë
“Autotra” pjesë autotraktorësh Tiranë
“I.B.Elektronik” pjesë elektrike Durrës
“Castelania” prodhim porcelanesh Tiranë
“Sicerma” prodhim porcelanesh Tiranë
“Alban Cott” prodhim tekstile Tiranë
“Fabrika e Këpucëve” prodhim këpucësh Tiranë
“S.I.A.L-Pel” prodhim porcelani Korçë
“Ital druri” prodhim mobilie Elbasan
“FABA” prodhim bateri Berat
“Korça Tex” prodhim tekstili Korçë
“Foralbalabstra” prodhim Kavajë
“Azzitalia” përpunim kaoline Pukë
“Euroalb” laborator Librazhd
“Medserv Albania” shërbime Durrës
“Europlex” prodhim tekstili Korçë
“Lirimi” prodhim druri Tiranë
“Cosmos” tregti Tiranë
“Katel” rrjeta teli Elbasan
“Ndërmarrje Tekstili” prodhim tekstili Tiranë
3. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Alb Eureka” prodhim pijesh Tiranë
“Coca Cola” pije freskuese Tiranë
“Deta vaj” detergjent Elbasan
“Kavex” përpunim duhani Elbasan
“Mika” përpunim duhani Berat-Korçë
“Argjirotabaço” përpunim duhani Gjirokastër
“Alfa Glina” tregtim uji Gjirokastër
“Konservim Adriatik” përpunim peshku Durrës
“Pranvera” prodhim farëzash Durrës
“Albit Agro-Adriatik” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Spitallë” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Rrushkull” përpunim-bujqësor Durrës
“NB Frutore” përpunim-bujqësor Durrës
“Alb Italian Bashtovë” prodhim perimesh Kavajë
“Agrigosse” prodhim bujqësore Kavajë
“Agrifood‘s” prodhim bujqësore Kavajë
“NB Frutore” prodhim bujqësore Kavajë
“KAP” rritje peshku Kavajë
“Bulolarisa” prodhim bujqësor Gjirokastër
“Al-Gr Vurg” prodhim bujqësor Sarandë
“Konservim Midhje” prodhime deti Sarandë
“Alb Italia Ishull” prodhim bujqësor Lezhë
“Alb Italia Tale” prodhim bujqësor Lezhë
“Tradex-Torovica” prodhim bujqësor Lezhë
4. Ministria e Pushtetit Lokal
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Libadeco” prodhim druri Librazhd
“Almond” përpunim druri Durrës
“Albanova” riparim automjetesh Durrës
“Global” prodhime artistike Korçë
“Elpometal” elektro-shtëpiake Pogradec
“Lengoviva” përpunim druri Shkodër
“B.C Shërbime” kënd lojërash Tiranë
“Ofiçina e Automjeteve” riparime Shkodër
“Scherer Moda” prodhim veshje Shkodër
“Sistem Plast” panele polimetali Shkodër
“Elbatex” konfeksione Elbasan
“Bastunerya e Re” prodhim druri Tiranë
“Butan Gaz” tregti Tiranë
“Eurogren” përpunim druri Tiranë
“Inet Kinex” aktivitet kulturor Tiranë
“Euro Druri” përpunim druri Tiranë
“Nd.Llull.Loren” prodhim llullash Tiranë
“Rekor Albania” përpunim lëkure Gjirokastër
“Gjirotex” prodhim veshje Gjirokastër
“Ndërmarrja e Veshjeve” prodhim Sarandë
“Gatic” prodhim veshjesh Gjirokastër
“T.T.A.L.B.Lam” përpunim duralumini Tiranë
“Cam Toys” prodhim kukullash Tiranë
“Skënderbeg” konfeksione Elbasan
“TI-VA” material ndërtimi Tiranë
“General Invest” shërbim tregtar Tiranë
5. Ministria e Mbrojtjes
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Futboll Partizani” aktiviteti sportiv Tiranë
6. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Ndërmarrja Aktiviteti Vendndodhja
“Qendër Zhvill.Kulturor” aktivitet Tiranë
“Disko Bar Lux” aktivitet Tiranë
16 Mars 2009