E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria gjermane, 91 mln euro për dy projekte

Lidhja e sistemit energjetik të Shqipërisë me atë të Kosovës dhe Unaza e Jugut në vendit do të ndërtohen së shpejti. Qeveria gjermane, nëpërmjet Bankës për Gjermane për zhvillim do të japë 91 milionë euro, financime me terma të butë huaje. Marrëveshjet për dy projektet, për palën shqiptare u nënshkruan nga ministri i Financave, dhe drejtori i përgjithshëm i OST-së, Ymer Balla. Marrëveshjet janë të favorshme, pasi kanë përcaktime shlyerje të lehta. Ky financim i qeverisë gjermane do të mundësojë ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400-kv Shqipëri-Kosovë me vlerë 42 milionë euro dhe të linjës 110-kv Unaza e Jugut me vlerë 49 milionë euro.
Bashkëpunimi ekonomik gjermano-shqiptar ka nisur që në vitin 1988. Deri më tani, qeveria gjermane ka dhënë rreth 850 milion euro për projekte investimesh për projekte të ndryshme. Sektori energjetik është një nga sektorët kyç të bashkepunimit për të cilin qeveria gjermane ka angazhuar me shume 180 milionë Euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›