Ruci: Koha t'i kthejme shpinen Berishes
Kryetari i Asamblese se Partise Socialiste, Gramoz Ruci, deklaroi gjate hapjes se fushates zyrtare te partise se tij, se eshte koha qe t'i kthejme Kryeministrit te Shqiperise shpinen, eshte koha qe ai te iki. "Ne 30 dite mund te ndahemi nga politika e tij e vjeter. Politika e vjeter i ktheu shpinen qytetareve shqiptare, Edi Rama perfaqeson, shpresen dhe ndryshimin qe ne na duhet ta miratojme", theksoi zyrtari i larte socialist. Sipas tij, kryesocialisti kujdeset per jetesen e ketij vendi dhe ai do te kujdeset per cdo njeri pavaresisht se ku jetojne ato. Ruci tha se ne keto zgjedhje qytetaret shqiptare do ta kujtojne Gerdecin dhe do te votojne kunder saj. Per deputetin socialist, qytetaret do te kene ne dore te ardhmen e tyre duke zgjedhur Partine Socialiste, duke zgjedhur Edi Ramen. "Bashkohuni me ne, te marrim fatin e te ardhmes sone. Bashkohuni me ne per te sjelle shpresen, per te sjelle mundesine e jetes me te mire. Ju faleminderit shume, fitore", ftoi qytetaret, Gramoz Ruci.