E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria hap 37 vende të reja pune

Qeveria hap 37 vende pune në administratën publike dhe katër vende pune të përkohshme. Ndonëse emërimet për vendet e reja të punës publikohen në Departamentin e Administratës Publike, mënyra e emërimit të punonjësve për të marrë statusin e nëpunësit civil lë shumë për të dëshiruar. Numri i punonjësve buxhetorë për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, bëhet 89 918 veta. 18 punonjës të rinj do të ulen në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për Qendrën Kombëtare të Aplikimeve Energjetike, tre punonjës në Ministrinë e Financave, për njësinë e auditimit të sistemit të zbatimit të programeve të asistencës, të Bashkimit Europian dhe 15 punonjës në Kryeministri në Agjencinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, është 2660 veta, nga 2656 veta sipas vendimit të shtatorit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›