E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme, KQZ merr 7.5 milionë lekë

Qeveria i jep KQZ-së 7.5 milionë lekë për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit. 3 417 000 lekë do të përdoren për paga e sigurime shoqërore e shëndetësore, ndërsa 4 083 000 lekë për mallra e shërbime. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë", të ligjit nr. 9936 datë 26.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", dhe të ligjit nr. 10025, datë 27.11.2008, "Për buxhetin e vitit 2009", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e përdorimit të një fondi prej 7500000 lekësh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme për pushtetin vendor, që do të zhvillohen më 15 nëntor 2009. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet ministri i Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›