E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviq: S'heqim dorë nga strukturat në veri

Nga Express më 24 gusht 2011 në ora 18:55

Serbia ka shprehur përkushtim që ta mbajë praninë e saj në pjesën veriore të Kosovës dhe i ka hedhur poshtë si të “papranueshme” insistimet gjermane, që të heq dorë nga institucionet atje si parakusht për statusin e kandidatit për pranim në BE.

“Institucionet e Serbisë janë të domosdoshme për komunitetin serb në Kosovë dhe ne as nuk do të heqim dorë nga këto insntitucione e as nuk do t’i mbyllim ato, pasi kjo do të thoshte heqje dorë nga dëshira jonë për ta mbajtur Kosovën në Serbi”, i tha ministri i Serbisë për Kosovën, Goran Bogdanoviq, agjencisë Beta.

Sipas tij, të gjitha kërkesat për asgjasimin e “të ashtuquajturave struktura paralele” për serbët në Kosovë, janë “absolutisht të papranueshme”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i tha Beogradit të martën se duhet t’i përmirësoj raportet me Kosovën dhe t’i heqë struktruat e saj paralele në pjesën veriore, nëse dëshiron të bëhet shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, këtë vit. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›