E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. e Veriut paralajmëron botën: Mos iu afroni ujrave për 16 ditë

Nëpërmjet një njoftimi dërguar Rojës Bregdetare japoneze, Koreja e Veriut paralajmëron botën që të mos u afrohet ujërave lindore koreane për 16 ditë duke filluar që nga dita e enjte. Koreja e Veriut po përgatitet për organizimin e një stërvitjeje ushtarake në ujërat në verilindje të Ëonsan në bregdetin lindor të vendit, nga 25 qershori deri me 10 korrik"- njoftoi Roja Bregdetare japoneze. Vendi komunist nuk bëri me dije pasojat për anijet që do të shkelnin ujërat gjatë stërvitjes. Datat e stërvitjes ushtarake përputhen me kohën e parashikuar nga media japoneze për një sulm të mundshem me raketë ndaj Hawaii-t nga Pheniani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›