E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria irlandeze ndihmon tri banka

Dublin, 22 Dhjetor, 10:24, NOA - Qeveria do të ndihmojë me rreth 5,5 miliardë euro tre banka irlandeze në gjendje të vështirë. Ministria e financave në Dublin, bëri të ditur, se Banka "Anglo Irish" do të mbështetet me 1,5 miliardë euro.

Në këmbim shteti do të marrë 75 për qind të të drejtëve të votës. Banka e Irlandës dhe "Allied Irish Banks" do të marrin respektivisht nga 2 miliardë euro.

Shteti irlandez do të marrë pjesë në këmbim me 25 për qind në kapitalin e instituteve të rrezikuara financiare.

Qeveria irlandeze ishte nga të parat që reaguan ndaj krizës financiare mbarëbotërore, dhe në fillim të muajit tetor premtoi një garanci të përgjithshme për të gjitha depozitat në gjashtë bankat më të mëdha të vendit.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›