E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kalon në pronësi parcelat e reja informale

06/05/2009  Botohen në Fletoren Zyrtare emrat dhe sipërfaqet për 8 qytete të vendit

Hyn në fuqi vendimi për kalimin në pronësi të parcelave me ndërtime informale në 8 qytete të vendit. Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Qeverisë, Agjencisë së Legalizimeve i hapet rruga për të nisur shpërndarjen e lejeve të tjera të legalizimit edhe në këto zona. Sipas vendimit të Qeverisë, bëhet fjalë më konkretisht për 402 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 121 839,90 m2 në qarkun e Tiranës. Ndërkaq në qarkun e Beratit janë 24 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 8354,70 m2, në qarkun e Dibrës, 69 parcela ndërtimore, me sipërfaqe trualli 30 580,00 m2, në qarkun e Gjirokastrës, 21 parcela ndërtimore me sipërfaqe 4 425,40 m2, në qarkun e Durrësit, 340 parcela ndërtimore me sipërfaqe trualli 132 569,26 m2, në qarkun e Elbasanit, 85 parcela ndërtimore me sipërfaqe 2854,94 m2, në qarkun e Fierit, 13 parcela ndërtimore, me sipërfaqe trualli 3641,55 m2 dhe në qarkun e Vlorës, 153 parcela ndërtimore me sipërfaqe të përgjithshme trualli 61 937,50 m2.

lista e plote ne gazeten e shtypur

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›