Anëtarësimi në NATO - realizim i idealit të të rënëve për liri
06/05/2009 Berisha nderon 5 Majin dhe viziton shtëpinë e Azem Hajdarit
Kryeministri Sali Berisha ka nderuar me rastin e 5 Majit kujtimin e dëshmorëve të atdheut, duke vendosur një kurorë lulesh në monumentin “Nënë Shqipëri”. Përmes një ceremonie të veçantë në Varrezat e Dëshmorëve, kreu i qeverisë bëri homazhe në shenjë kujtimi dhe respekti të veprës së tyre heroike. Berisha ka deklaruar në një prononcim për mediet se të gjithë shqiptarët nderojnë këtë ditë më të lehtësuar se kurrë ndaj të rënëve të tyre, pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe ëndrra e dëshmorëve dhe ideali i tyre tashmë është i sigurt një herë e përgjithmonë. “Ne shqiptarët e nderojmë këtë ditë më të lehtësuar se kurrë ndaj të rënëve tanë, pasi Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ëndrrën dhe idealin për të cilin ata ranë për t’u bërë të pavdekshëm, e ka të sigurt një herë e përgjithmonë. Edhe një herë shpreh nderimin më të thellë ndaj atyre që ranë për të qenë ne të lirë, ndaj atyre që u flijuan për të pasur ne dinjitetin kombëtar, ndaj atyre që sot shkëlqejnë me shpirtin e tyre dhe ndriçojnë rrugën e kombit”, - ka deklaruar Kryeministri Berisha. Sipas tij, 5 Maji përbën një ditë që çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që flijuan jetën, rininë dhe çdo gjë të shtrenjtë për lirinë e kombit dhe të vendit.
Ndërkohë në këtë ceremoni është vënë re mungesa e Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, e cila ishte e angazhuar në takime elektorale. Pas kësaj ceremonie shefi i ekzekutivit ka bërë një vizitë në familjen e Azem Hajdarit, në respekt të gjithçka që ai dha për demokracinë në vendin tonë. Pas kësaj vizite gjatë një prononcimi për mediet Kryeministri vlerësoi lart figurën dhe kontributin që Azem Hajdari ka dhënë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. “Nderim një tribuni të lirisë së këtij kombi, Azem Hajdarit, i cili ka bërë më shumë se kushdo tjetër si individ për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Vitet në liri shtohen, dhe kjo është një gjë mjaft pozitive, por 19 vjet më parë Azem Hajdari u shndërrua në tribunin e lirisë së shqiptarëve”, - tha ai.
Gjithashtu kreu i qeverisë ka bërë një vizitë edhe në familjen e dëshmorit Shyqyri Buzi dhe heroit të popullit Hiqmet Buzi.
Topalli vijon turin në Shëngjin
“Doktrina jonë ka ndryshuar Shqipërinë”
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi një takim me banorët e komunës së Shëngjin, komunë që sipas saj është transformuar tërësisht, ku investimi vetëm në dy vjetët e fundit është rreth 11 milionë euro. Ajo nënvizoi se me këtë buxhet janë bërë investime të rëndësishme e me vlerë të jashtëzakonshme për këtë komunë, si Rruga Shëngjin–Lezhë, investim 2.1 milionë euro; ujësjellësi i Shëngjinit, me vlerë 3 milionë euro; rehabilitim i kaskadës dhe derdhjes së lumit Drin, 1.6 milion euro; rruga nga Ishulli i Lezhës drejt qytetit të Lezhës, 700 mijë euro; sistemi biologjik i pastrimit të ujërave të zeza, 3.4 milionë euro etj. “Po të duash vendin, je i motivuar dhe realizon çdo gjë. Po të motivohesh vetëm nga 20-përqindëshi, siç bën kryetari i Bashkisë së Tiranës, natyrisht që asgjë nuk është e mundur. Dhe këtu janë dy botë që ndahen, dy filozofi që ndahen. Doktrina ekonomike e Sali Berishës ka bërë që jo vetëm Shëngjini të ndryshojë, por të ndryshojë gjithë Shqipëria”, - theksoi kryeparlamentarja Topalli në fjalën e saj.
Në takimin me banorët e Shëngjinin Topalli përmendi doktrinën e re ekonomike të qeverisë “Berisha”, që ka rritur buxhetin e shtetit dhe ka bërë që të ndryshojë jo vetëm Shëngjini, por e gjithë Shqipëria.
Homazhet
Presidenti Topi kujton dëshmorët
Presidenti i Republikës Bamir Topi bëri dje homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, ditës së nderimit më të thellë për të rënët e kombit shqiptar. Gjatë ceremonisë zyrtare përkujtimore kreu i shtetit, në shenjë të kujtimit me respekt të veprës së tyre heroike, vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. “Kemi rastin të kujtojmë patriotët, të cilët dhanë jetën e tyre për pavarësinë e Shqipërisë, të gjithë ata që luftuan e derdhën gjak për çlirimin e Shqipërisë, të gjithë ata dëshmorë të atdheut që kontribuuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për forcimin e shtetit ligjor. Pra, të gjithë së bashku sot po kujtojmë me një përkushtim të madh dhe me një përulje të thellë, sepse gjithçka që po arrin sot Shqipëria në themel ka pikërisht veprën e tyre dhe gjakun e tyre”, - tha presidenti Topi.
Më pas ai bëri vizita në familjen e martirit të demokracisë Azem Hajdari, si dhe në familjet e dëshmorëve të rënë në luftë kundër pushtuesve gjermanë Xhavit Dishnica dhe Abdulla Keta, ku vlerësoi aktin e pashembullt të sakrifikimit sublim për liri e për atdhe.
Ceremoniali në 5 Maj
Rama: “Stop” dasive të politikës së vjetër
Kreu socialist Edi Rama bashkë me përfaqësues të tjerë të kësaj partie nderuan dje të rënët për liri përmes homazheve në Varrezat e Dëshmorëve. “Ky është 5 Maji i 18-të pas rënies së murit të urrejtjes, që deri në vitin 1990 e mbante Shqipërinë të ndarë me botën e hapur dhe shqiptarët të ndarë brenda një bote të mbyllur, që s’kishte asgjë të përbashkët me ëndrrën që frymëzoi heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Nacionalçlirimtare. Por fatkeqësisht edhe 18-vjeçarët e sotëm u duhet të dëgjojnë arsyet pse duhet të na ndajë e shkuara, jo arsyet pse e ardhmja duhet të na bashkojë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Në këtë mënyrë, duke nderuar jo vetëm kujtimin e të rënëve gjatë LANÇ, por dhe viktimat e regjimit komunist, Rama dha një panoramë të realitet që ka sjellë politika në vend gjatë këtyre 18 vjetve. “Politika e bart në vetvete urrejtjen përçarëse të së shkuarës dhe e përçon kudo, vijimësisht, duke na mbajtur të ndarë në një grindje pa mbarim, pasi kemi rifituar lirinë e humbur për të qenë vetvetja në një botë të hapur, për të kërkuar barazinë në një kohë mundësisht të pafundme, për të ndërtuar vëllazërimin në një atdhe që ka pafundësisht nevojë për dashurinë tonë, për të e për njëri-tjetrin”, - u shpreh Rama. Sipas tij, ka ardhur koha që njerëzit të çlirohen nga barra e problemeve të politikës dhe politikës t’i ngarkohet barra e problemeve të njerëzve.
Drejtuesit e LSI-së nderime në 5 Maj
Meta: Kjo një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët
Drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim zhvilluan dje paradite homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim dhe respekt të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve. Gjatë ceremonisë përkujtimore, kreu i LSI-së Ilir Meta, në shenjë të kujtimit dhe nderimit të veprës së tyre heroike, vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. “Idealet e dëshmorëve për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri të begatë janë ato që na frymëzojnë çdo ditë në projektin tonë për një Shqipëri Evropiane, ku të gjithë shqiptarët të jetojnë në liri, të jetojnë në paqe dhe në begati”, - u shpreh Meta pas ceremonialit të zhvilluar në nderim të kësaj dite. Duke vlerësuar më tej këtë ditë dhe duke ngritur lart kontributin e të rënëve, Meta theksoi se “5 Maji është një ditë e shenjtë për të gjithë shqiptarët, sepse është dita e mirënjohjes për gjakun e derdhur të martirëve të kombit tonë në luftën më të lavdishme të zhvilluar nga kombi ynë: Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila jo vetëm garantoi pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, por në themel të kësaj Shqipërie evropiane, që ne synojmë sot, qëndron pikërisht sakrifica e këtyre martirëve”.
Homazhet në 5 Maj
Opozita e ndarë dhe e kujdesur në orare
Opozita parlamentare dhe në këtë 5 maj u shfaq e ndarë në nderimin dhe përkujtimin e të rënëve të Luftës Nacionalçlirimtare. Edhe kësaj radhe drejtuesit e Partisë Socialiste dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim ishin kujdesur që të shfaqeshin të ndarë në orare jo vetëm me mazhorancën, por dhe mes njëri-tjetrit. Me herët ishin përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim ata që bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në nderim të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, ku vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Më pas, duke lënë një hapësirë kohore mes dy homazheve, u shfaqen drejtuesit e Partisë Socialiste, të cilët gjatë organizimit të këtij ceremoniali kishin menduar dhe transportin jo vetëm të përfaqësuesve socialistë, por dhe të atyre qytetarëve që dëshironin të nderonin kujtimin e dëshmorëve. Ndërkohë nga ana e tij Meta gjatë komentit mbi nderimet në mënyrë të ndarë të PS-së dhe LSI-së vlerësoi se “respekti dhe mirënjohja e Ilir Metës për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe për dëshmorët e atdheut nuk ka ndryshuar asnjëherë, sepse Ilir Meta vjen nga një familje partizanësh.”