E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, kërkesë për investitorë për zonat malore

 

Ministria e Financave ka shpallur kërkesën për investitorë strategjikë për financimin e zonave malore. Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Financave ka kërkuar që minimumi i kapitalit që investitorët duhet të kenë është 8 milionë euro. Konkretisht Kompania e parë Financiare për Zhvillim (FAF-DC), e sapothemeluar si një pasuese për Fondin Financiar të Zonave Malore (MAFF), e cila është në pronësi të qeverisë shqiptare, ka kërkuar pjesëmarrjen e investitorëve strategjikë për të mbështetur forcimin e FAF-DC. Investitorët duhet të kontribuojnë me një minimum prej 8 milionë euro në pjesën e kapitalit, me qëllim për të bërë të mundur që FAF-DC të zgjerojë aktivitetet e saj të biznesit. Paraardhësi i FAF-DC, Fondi i Financave të Zonave Malore (MAFF), u themelua në vitin 1999 si një fondacion në pronësi të Qeverisë, me statusin e një institucioni financiar jo-bankar, në kuadrin e kredisë së IFAD që financon Programin e Zhvillimit të Zonave Malore (MADP). Misioni origjinal i MAFF ishte kontributi në rritjen ekonomike në zonat malore të Shqipërisë, përgjithësisht të varfra, duke siguruar hyrje dhe financim të përshtatshëm në objektivat e biznesit dhe nevojat e investimit të klientëve për sipërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Për MAFF, vazhdimi i përgjigjes për mandatin e tij është transformim në një kompani financiare aksionesh jo-bankare, e para kompani shqiptare për zhvillim financiar (FAF-DC). Investitorët strategjikë të ftuar duhet të jenë operatorë me bazë në sektorin privat, të kontribuojnë me një kapital me minimumin  8 milionë euro në FAF-DC, dhe të ruajnë këtë sasi për një periudhë 3-vjeçare, të kenë një ekuitet minimal prej 50 milionë euro, të kenë minimumi 5 vjet dhe më shumë fokus në operativin e sektorit financiar/sektorit të huadhënies, dhe përvojë të rëndësishme në financimin e zonave rurale dhe MSME (mikro, ndërmarrje të vogla dhe të mesme).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›