Super tenderi i ministrive, qeveria kërkon 11.5 mln USD karburant
Të gjitha institucionet shtetërore, përveç aparateve qendrore të ministrive do të duhet të shtrengojnë me të vërtetë rripin gjatë këtij viti të paktën për sa i përket shpenzimeve për karburantin. Ministria e Brendshme ka shpallur sëfundmi tenderin vjetor me vlerë 1 miliardë e 164 milionë lekë (me TVSH) ose rreth 11.5 milionë dollarë, për blerjen e karburantit për makinat dhe për ngrohje, i cili do të përdoret nga aparati i qeverisjes qendrore dhe të gjithë institucionet në varësi të tyre. Kompanitë e karburanteve kanë kohë deri më datë 19 prill për të paraqitur ofertat e tyre dhe më pas do të përzgjidhet fituesi.
Vlera e ankandit të karburantit të shpallur nga Ministria e Brendshme është rreth 516 milionë lekë më e vogël krahasuar me një vit më parë duke pasqyruar kështu edhe mungesën e fondeve dhe uljen e shpenzimeve nga ekzekutivi për këtë vit. Gjatë vitit të shkuar, ekzekutivi shpenzoi rreth 1.4 miliardë lekë për të blerë naftë apo benzinë për institucionet shtetërore. Por edhe pse kemi të bëjmë me një ulje të përgjithshme të shumës, çuditërisht aparatet qendrore të ministrive në Tiranë nuk janë prekur nga këto shkurtime madje u janë shtuar ato. Ministritë do të djegin këtë vit 10 ton më shumë karburant krahasuar me një vit më parë. Për rrjedhojë, shkurtimet drastike kanë prekur institucionet e tjera në varësi të tyre në kryeqytet por edhe në rrethe. Pjesa që preket më shumë janë drejtoritë rajonale, siç janë ato të mjedisit, rrugëve, etj., apo shkollat dhe spitalet.
Referuar tabelës së detajuar të Ministrisë së Brendshme, qeveria kërkon të blejë për këtë vit rreth 4 200 ton naftë dhe 1 148 ton benzinë. Kjo është një sasi rreth 43 për qind më e vogël krahasuar me karburantin e blerë gjatë vitit të shkuar. Mësohet se përgjatë 12 muajve të vitit të shkuar, i gjithë aparati shtetëror ka djegur plot 9 187 ton karburant, e ndarë kjo me 7 387 ton naftë dhe 1 800 ton benzinë.
Çmimi i karburantit ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë duke bërë që buxheti i shtetit të shpenzojë më shumë fonde për blerje nafte apo benzinë. Në fillim të vitit të shkuar, një litër naftë apo benzinë vërtitej në rreth 140-145 lekë/litri kurse tani çmimi mesatar i tyre qëndron në rreth 187-189 lekë/litër. Shkak për shtrenjtimin e karburanteve është bërë edhe rritja e taksave mbi të. Krahasuar me një vit më parë, sot vilen 8.4 lekë (me TVSH) më shumë taksa për litër vetëm nga taksa e qarkullimit mbi karburantet.
Gara
Ky është një ndër tenderët më të mëdhenj që zhvillohet në vit duke bërë që të ashpërsohet sëtepërmi gara për të përfituar nga këto fonde. Mbetet për tu parë se cilat kompani të karburanteve në vend do të paraqesin ofertat dhe cili do të jetë marzhi i fitimit me të cilin fituesi do të marrë përsipër tia ofrojë karburantin e kërkuar qeverisë.
Karburanti sipas ministrive
Vlera Naft렠 Benzinë
Ministria e Mjedisit 9.2 mln lekë 43 660 lt 16 255 lt
Ministria e Arsimit 4.8 0 26 200 lt
Ministria e Shëndetësis렠 3.1 11 000 lt 5 800 lt
Ministria Punës 6.2 22 266 lt 18 205 lt
MPPT 6.8 24 238 lt 13 716 lt
Ministria e Kulturës 2.8 0 18 362 lt
Këshilli Ministrave 6.3 26 710 lt 14 307 lt
METE 5.2 12 355 lt 9 000 lt
Ministria e Bujqësis렠 6.9 15 106 lt 11 183 lt
Ministria e Financave 5.3 24 100 lt 10 400 lt
Ministria e Drejtësis렠 3.1 11 000 lt 5 770 lt
Ministria e Integrimit 1 6 600 lt 0
Total 60.7 mln lekë 197035 lt 149 198 lt
Ministritë shkurtojnë fondet e institucioneve, rrisin të tyret
Edhe pse më i vogël krahasuar me atë të vitit të shkuar, tenderi i karburantit për vitin 2012, i shpallur nga Ministria e Brendshme është një ndër të mëdhenjtë e këtij viti. Ai renditet i dyti për nga vlera, pas projektit të ndërtimit të Unazës së madhe të Tiranës, për të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka shpallur tender. Tenderi në fjalë ka të bëjë me naftën dhe benzinën që do të harxhojnë të gjitha institucionet shtetërore por sa do të harxhojnë secila ministri për të kryer detyrat e saj?
Referuar tabelave të Ministrisë së Brendshme, del se ministria që do të harxhojë më shumë karburant këtë vit është ajo e Mjedisit me 43 660 litra naftë dhe litra benzinë rreth 12 500 litra benzinë. Vlera totale e karburantit që kërkon kjo ministri për makinat është rreth 9.2 milionë lekë. Bëhet fjalë vetëm për aparatin qendror të ministrisë, pasi pjesa e institucioneve në varësi të tyre është veç. Më pas vijojnë Ministria e Punës me 22 660 litra naftë dhe 18 205 litra benzinë, Ministria e Transportit dhe Punëve Publike me 24 200 litra naftë dhe 13 700 litra benzinë, etj.
Krahasuar me sasinë e djegur të karburantit një vit më parë, ajo e parashikuar për këtë vit është rreth 10 ton më shumë. Pra, jo vetëm që nuk i kanë shkurtuar fondet për vetën e tyre, por ato e kanë rritur sasinë e karburantit që do të konsumojnë për administratën qendrore. Por nëse rritet sasia e karburantit, rritet edhe fondi që do të shpenzohet. Vitin e kaluar, ministritë konsumuan rreth 54 milionë lekë karburant, kurse këtë vit parashikohet të konsumojnë rreth 61 milionë e 700 mijë lekë.
