Raport mbi Shqiperine Moodys rikonfirmon stabilitetin e ekonomise

Agjencia prestigjoze e vlerësimit të kreditit Moody’s ka rikonfirmuar gjykimin për ekonominë shqiptare në kategorinë B1, që do të thotë e qëndrueshme. Në raportin e fundit të muajit mars, agjencia ndërkombëtare thekson se ky nivel tregon forcimin institucional dhe të financave publike dhe një nivel mesatar të rrezikut për ekonominë. Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në përmirësimin e forcës së saj ekonomike dhe institucionale që nga fundi i viteve 1990 thuhet në raport duke theksuar gjithashtu se sfidat mbeten të mëdha.
Më tej në raport përmendet fakti se ekonomia shqiptare ka qenë elastike gjatë krizës financiare globale të viteve 2008-09. shqipëria thuhet në raportin e Moody’s bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme. Ndërkohë agjencia amerikane gjykon se sa për ndërtimin e institucioneve, tensionet politike të shkaktuara nga bojkoti për dy vjet me radhë i Partisë Socialiste e ka penguar atë në përpjekjet për t’u pranuar si kandidate për anëtarësimin në BE.
Moody’s shprehet se përmbushjet e detyrimeve nga ana e qeverisë shqiptare kanë qenë të qëndrueshme, të ekuilibruara duke shmangur kështu edhe rreziqet. Sipas Moody’s, KE nuk e pranoi këtë radhë kandidaturën e Shqipërisë në BE, pasi bojkoti parlamentar i opozitës ishte një nga pengesat kryesore, ashtusikurse ka cituar edhe Komisioni në raportin e nëntorit.
Moody’s ka vlerësuar angazhimet e qeverisë shqiptare për uljen e deficitit buxhetor në 3.5 për qind të PBB-së këtë vit dhe 3% në 2012-14, e cila do të mundësojë rënien e borxhit në një të ardhme të afërt”.
Më tej agjencia thekson se “Rreziqet financiare janë të moderuara duke qenë se sektori bankar është i mirë kapitalizuar, ka likuiditet dhe është përmirësuar edhe nga shtimi i depozitave.
Në fund të raportit ekspertët e agjencisë ndërkombëtare Moody’s, kanë paraqitur si mjaft të rëndësishëm programimin e planifikuar të reformave të qeverisë, si në sektorin ekonomik ashtu dhe në atë institucional.