E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guatemalë, dënohet me 6060 vjet burg ushtari

Një ish-ushtar i forcave speciale të Guatemalës është dënuar me 6060 vjet burg për pjesëmarrjen në masakrën e vitit 1982, ku u vranë 201 persona.

Pedro Pimentel, 55 vjeç, bëhet kështu ushtari i pestë që dënohet për masakrën e 20 viteve më parë në fshatin Las dos Erres, ngjarje që shënoi kulmin e luftës civile në vend.

Kohëzgjatja e dënimit është simbolike, për më tepër për ligjet e Guatemalës, për të cilat dënimi maksimal me burg nuk i kalon 50 vjet. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›