E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurozona do te aprovoje paketen e dyte te shpetimit per Greqine

Nuk ka dyshim që Eurozona do të aprovojë paketën e dytë të shpëtimit për Greqinë, pavarësisht se vendimi nuk do të merret gjatë këtij takimi. Kështu ka afirmuar kreu i Eurogrupit, Jean Claude Juncker gjatë hyrjes në mbledhjen e Ministrave të Financave në Bruksel. Juncker ka thënë se nuk ka dyshime që programi i ndihmës greke me 130 miliardë euro do të çbllokohet. Ndoshta, ka shtuar ai, vendimi përfundimtar do të jepet të mërkurën. Kjo deklaratë vjen pas fjalëve të ministrit gjerman të Financave Shoble, i cili është shprehur se në këtë takim do të dëgjojmë raportin se si ka shkuar shkëmbimi i bonove qeveritare greke dhe duket se çdo gjë ka shkuar mirë. Kushti final formal është arritur ka thënë Shoble. Më tej ai ka shtuar se nuk ka më motive që të ketë dyshime. Gjatë kësaj jave paketa e dytë do të firmoset me siguri, ka garantuar Ministri gjerman i Financave. Ndërkohë Juncker ka konfirmuar se po diskutojmë edhe çështjen e deficitit të lartë spanjoll, që sipas tij Spanja do të arrijë ta ulë në nivelin e 3% brenda vitit 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›