Vendimi i Gjykatës SHBA: RespektoniKushtetutën
PRISHTINË- Ambasada e SHBA-ve në Kosovë i ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurat për zgjedhjen e presidentit.
"Ne besojmë se ata deputetë, të cilët kërkuan mendimin e Gjykatës lidhur me seancën e 22 shkurtit, kanë obligim politik dhe moral që të respektojne të gjitha aspektet e mendimit të shumicës së Gjykatës.Ne i ftojmë ata që të përmbushin obligimet e tyre kushtetuese duke marrë pjesë në Kuvend për të lejuar formimin e institucioneve të Republikë së Kosovës", thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.
Ndërkohë anbasada në kumunikimin e saj për partitë politike kosovare e ka vënë theksin tek situata politike në vend dhe për këtë arsye ka kërkuar nga faktorët politikë zhbllokimin e krizës institucionale.
“Ne i ftojmë të gjithë qytetarët, si dhe institucionet dhe partitë politike të Kosovës që të respektojnë dhe ta përmbushin këtë vendim të marrë nga gjykata më e lartë në vend. Është me rëndësi për zhvillimin e mëtejmë të sundimit të ligjit në Kosovë që vendimet e Gjykatës të respektohen si në praktikë, po ashtu edhe në teori”,- nënvizohet në deklaratën për shtyp të ambasadës të SHBA në Kosovë.
(e.m/BalkanWeb)