Qeveria kompenson 100 % librat e fëmijëve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara

Tiranë, 10 shkurt, NOA - Qeveria ka miratuar në
mbledhjen e saj të sotme vendimin për kompensimin e plotë të teksteve shkollore
për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara.
Lidhur me një masë të tillë, kryeministri Berisha
shprehu kënaqësinë e miratimit të saj, e cila sipas tij ka qenë një
premtim elektoral si i pozitës ashtu edhe i opozitës.
Konkretisht, Këshilli i Ministrave miratoi në
mbledhjen e sotme vendimin për të kompensuar në masën 100 % tekstet shkollore
për të gjithë fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe fëmijëve me aftësi të
kufizuara.
Duke përgëzuar ministrinë e Arsimit dhe Shkencës
për këtë propozim, kryeministri Berisha u shpreh se ky ka qenë një premtim
elektoral konsensual si nga pozita ashtu edhe nga opozita.
Këtë shqiptarëve ua premtoi si pozita ashtu
edhe opozita dhe unë kam shumë kënaqësi ta shndërroj në realitet, sepse të
mirat ndahen dhe ne një vendim të mirë po e ndajmë së bashku me opozitën, ndaj
dhe përgëzoj ministrinë e Arsimit që ka sjellë këtë vendim shumë të rëndësishëm,
tha lidhur me këtë vendim, kryeministri Berisha.
n.e/NOA