Nënshkruhet marrëveshja për kartat e transportit ndërkombëtar

Tiranë, 11 shkurt, NOA Procesi i integrimit
të vendit kërkon dhe vendosjen e një baze ligjore sipas standardeve Europiane.
Për këtë qëllim Ministria e Transporteve nënshkroi dje me Ministrinë e
Ekologjisë, Energjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Detit të Republikës së
Francës, marrëveshjen për kartat e punonjësve të transporteve, ose të njohur
ndryshe kartat e tahografit dixhital.
Ministria e Transporteve sqaron se qëllimi i
Marrëveshjes është prodhimi dhe shpërndarja e kartave dixhitale për drejtuesit
e mjeteve, organeve të kontrollit në rrugë, ofiçinave të instalimit, kalibrimit
dhe inpektimeve periodike të tahografit dixhital, si dhe kartave të kompanive
të transportit.
Pajisja me kartën e tahografit dixhital vjen
si një detyrim i komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuar për Europën, për të
gjithë shtetet anëtare të Marrëveshjes Mbi punën e ekipeve të mjeteve në transportin ndërkombëtar rrugor (AETR), në bazë të sëcilës, të gjithë transportuesit
duhet të pajisen me kartat e tahografit dixhital deri në 16 qershor 2010, në të kundërt ata janë të
penalizur në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarve, thuhet në
njoftimin e ministrisë së Transporteve.
Sipas kësaj marrëveshje me kartat e tahografit
dixhital do të pajisen të gjithë ata drejtues që drejtojnë mjete që janë futur
në shërbim për herë të parë pas 1 maj 2006, dhe përkatësisht, mjetet e mallrave
mbi 3.5 tonë dhe autobusët.
Për pajisjen me këtë model kartash është
caktuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ndrësa,
ministria sqaron se gjitha mjetet që aktualisht janë të pajisur me tahografin
analog do të vazhdojnë të kryejnë aktivitetin e tyre normal,pa qenë nevoja të
pajisen me tahograf dixhital, edhe pas datës 16 Qershor.