Homoseksualët shqiptarë: Sduam martesa mes nesh

Ligji "Për mbrojtjen nga diskriminimi",
i miratuar së fundi në Parlamentin e Shqipërisë, plotëson një kërkesë të
shoqërisë civile dhe BE. Po sa i pavarur politikisht do të jetë komisioneri që
do ta zbatojë atë
Ani
Ruci
Diskriminimi nuk matet dot me shifra. Por ai
është i pranishëm në Shqipëri në jetën e përditshme të shtresave sociale, që
përbëjnë pakicën në shoqëri. Grupi shqiptar për të Drejtat e Njeriut ka
evidentuar në raportin e tij vjetor raste të qëndrimeve diskriminuese ndaj
komunitetit rom, egjiptian, ndaj homoseksualëve, të prekurve nga AIDS-i, apo
njerëzve me aftësi të kufizuara. Këto shtresa diskriminohen kur është fjala për
punësim, shkollim apo akses në shërbimet publike, vëren ky raport.
Në
Shqipëri ka një trashëgimi diskriminimi
Fenomeni, gjithsesi, nuk është vetëm shqiptar por
në Shqipëri ka një trashëgimi diskriminimi, thotë Aldo Bumçi, nënkryetar i
Komisionit Parlamentar të Integrimit, që diskutoi dhe miratoi draftin e këtij
ligji.
"Historia njerëzore është një histori diskriminimi, qoftë nga institucione
shtetërore, qoftë nga shumica ndaj pakicave: diskriminim politik, fetar,
gjinor. Historia e regjimit komunist në Shqipëri ka qenë një histori
diskriminimi e atyre që ishin në pushtet ndaj atyre që i quanin të deklasuar,
armiq të klasës, për shkak të bindjeve politike, apo besimit fetar. Shqipëria e
ka këtë trashëgimi diskriminimi. Por ka diçka tjetër, thelbësore, të
patjetërsueshme, që nuk varet nga gjithë sa ne kemi të ndryshme: bindjet
politike, etninë, ngjyrën, gjininë. Ky është elementi njerëzor, që është i
patjetërsueshëm. Ky ligj kërkon të nxjerrë në pah pikërisht këtë: vlerën e
patjetërsueshme të njeriut.
Ligji Për mbrojtjen ndaj diskriminimit erdhi
si një përkim në kohë i kërkesës së shoqërisë civile për hartimin e tij me atë
të BE-së, që kishte përfshirë këtë ligj në hapat e domosdoshëm që Shqipëria
duhet të ndërmarrë, për progres në procesin e integrimit europian dhe
procedurave për liberalizimin e vizave. Ai është fryt i bashkëpunimit mes
grupeve të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut dhe të ekspertëve të
OSBE-së, BE-së dhe Këshillit të Evropës, gjë që i ka dhënë standardet
evropiane.
Homoseksualët:
Po në poste publike apo politike, jo martesave mes tyre
Që në nenin e parë ky ligj rregullon zbatimin
dhe respektimin e parimit kushtetues të barazisë së shtetasve lidhur me racën,
ngjyrën, etninë, identitetin gjinor, bindjet politike, filozofike, besimin
fetar dhe orientimin seksual. Për herë të parë në Shqipëri, ligji në fjalë,
garanton zgjedhjen dhe emërimin në poste publike apo politike të
homoseksualëve, por jo të martesave mes tyre. Ligjërimin e martesave mes
homoseksualëve e pati paralajmëruar vetë kryeministri Berisha, verën e kaluar,
pak javë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.
Vjollca Meçaj, Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të
Helsinkit, shpjegon pse kjo nuk ka ndodhur: Ky ligj nuk as nuk ka pasur për
objekt martesën e kësaj kategorie pasi qëllimi i tij ka qenë të japë
dimensionin e gjerë që ka mosdiskriminimi.
Në këtë gjerësi dimensioni, duket se është
përfshirë edhe lejimi nga ky ligj i mbajtjes se perçes në mjediset publike dhe
në shkolla nga besimtaret e sekteve myslimane që përdorin ato.
Problem,
imazhi i komisionerit për mbrojtjen ndaj diskriminimit
Ligji vlerësohet si një arritje e shënuar nga
grupet shqiptare për të drejtat e njeriut. Por Drejtorja e Komitetit Shqiptar
të Helsinkit ka rezerva lidhur me imazhin e të qenit i pavarur nga politika të
komisionerit, që do të zgjidhet nga Parlamenti për të zbatuar këtë ligj. Ajo
thotë për Dojçe Vele që ai nuk duhet vetëm të jetë i pavarur por edhe që
publiku ta perceptoje si të tillë.
Kishim parashikuar disa klauzola në ligj që
do të pengonin marrjen e detyrës së komisionerit nga disa njerëz që janë shumë
publikë për veprimtarinë e tyre politike. Kishim përjashtuar një deputet apo
drejtues të partive politike që nga këto poste të bëhen direkt komisionerë.
Por këto klauzola të shoqërisë civile nuk u miratuan nga komisionet
parlamentare. Ligji Për mbrojtjen ndaj diskriminimit parashikon që një
deputet apo kryetar partie mund të zgjidhet nga Parlamenti, për ta zbatuar atë
vetëm një vit pas ndërprerjes së mandatit si deputet apo kryetar partie.