Rihapen pikat kufitare pasi mbyllet greva publike në Greqi

Kakavijë, 11 shkurt, NOA Pikat e kalimit
kufitar me Greqinë në jug të vendit si ajo e Kakavijës, Tre Urat në Çarshovë si
dhe pika e Sopikut, janë rihapur mëngjesin e sotëm si për këmbësorët, ashtu
edhe për automjetet, pas përfundimit të grevës së sektorit publik në Greqi. E
konceptuar vetëm për 24 orë nga punonjësit shtetërorë në Greqi, ajo pengoi përgjatë
tyre kalimin normal të automjeteve në të gjitha pikat kufitare në jug të vendit
tonë.
Ndërkaq, para disa ditësh, ka qenë greva e
doganierëve grekë, e cila ngriu sërish pikat e kalimit kufitar të Kakavijë,
Tre Urat në Çarshovë si dhe atë të Sopikut për dy ditë rresht.
Nuk është lejuar kalimi përmes tyre as i
kamionëve, as i autoveturave apo autobusëve, por janë lejuar të kalojnë vetëm
këmbësorët.
n.e/NOA