Qeveria kosovare miraton pr/buxhetin prej 1.4 miliard euro për 2009
PRISHTINË- Qeveria miratoi sot buxhetin per vitin e ardhshmëm. Më mbledhjen e saj të radhës, kabineti ministror ka miratuar sot projetktbuxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2009 që është një miliard e 430 milionë euro, 15,4 për qind më të madh se vitin e kaluar.
“Ky është buxheti i parë plotë si qeveri me kompetenca të plota, është buxheti i parë i qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha pak më parë në mbledhjen e qeverisë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
“Buxheti është paraqitur si vazhdim i kornizës afatmesme të shpenzimeve, që është dëshmuar e suksesshme edhe në konferencën e donatorëve për Kosovën që është mbajtur në korrik”, shtoi ai.
Kryeministri Thaçi si edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i cili e paraqiti në hollësi projektbuxhetin, theksuan konsultimet e spektrit të gjerë dhe synimin që buxheti të jetë sa më gjithpërfshirës dhe me bazë të qëndrueshme për t’i hapur perspektivë realizimit të aspiratës për të qenë pjesë e institucioeneve ndërkombëtare siç janë FMN-ja dhe BB-ja.
(d.b/BalkanWeb)