Kreu i NAT0-s, viziton nesër Kosovën
PRISHTINE - Sekretari i Përgjithshëm i NAT0-s Jap de Hop Shefer, do të udhëheqë Këshillin Veriatlantik, gjatë një vizite që do të kryejë nesër në Kosovë. Shefer do të takohet me kreun e trupave paqerajtëse, gjeneralin Xhuzepe Emiliuo Gaj (Giuseppe Emilio Gay) si dhe do të vizitojë trupat e KF0R-it. Sipas një njoftimi nga selia qendrore e KF0R-it në Prishtinë, mësohet se kreu i NAT0-s do të takohet edhe me autoritetet e Kosovës, përfaqësuesit e komunititeve pakicë dhe me ata ndërkombëtarë. Në fund të vizitës, Shefer në orët e mbrëmjes do të japë një konferencë për shtyp në aeroportin e Prishtinës.
(d.b/BalkanWeb)