E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane/ Zjarr ne nje banese vdesin bashkeshortet dhe vajza e tyre

Një cift bashkëshortësh dhe vajza e tyre 4-vjecare kanë humbur jetën sot pas përfshirjes nga flaka të banesës së tyre. Flakët kanë përfshirë banesën në rrugën "Derhemi" pas orës një të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që mendohet se shkak i rënies së zjarrit është shpërthimi i bombulës së gazit. E vetmja që ka shpëtuar nga kjo tragjedi është vajza tjetër e ciftit.

Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu e Dea Spahiu me origjinë nga Pogradeci jetonin me qera në banesën e përfshirë nga zjarri në rrugën "Derhemi" në Tiranë. Sipas policisë të mbërritur në vendngjarje, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, e cila i ka marrë jetën 3 personave të kësaj familjeje. Blutë e kryeqytetit saktësojnë së kanë mundur të nxjerrin gjallë nga flakët fëmijën tjetër të çiftit, Dea Spahiu. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë.

Dea Spahiu është dërguar menjëherë në spitalin QSUT ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›