I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
Është përcjellë në banesën e fundit politikani dhe shkrimtari Sabri Godo. Gjatë paradites deri pas medsitës janë zhvilluar homazhet që në hollin e selisë së parlamentit, në nderim të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, i ndarë dje nga jeta dje. Homazhe kanë zhvilluar personalitete të larta të vendit, përfaqësues të klasës politike, të komuniteteve fetare, të trupit diplomatik, deputetë të maxhorancës dhe opozitës, qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët po i japin sot lamtumirën e fundit personalitetit të njohur.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kreybashiaku Basha, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ish-Presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, Princi Leka II-të, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ambasadori i SHBA-së, Alekandër Arvizu, ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ambasadori i KE-së, Ettore Sequi, etj, po nderojnë figurën e Sabri Godos, trupi i të clit është vendosur nga ora 12:30 në hollin e selisë së parlamentit.
Figurat dhe personazhet e njohur të vendit mbresat e tyre për Sabri Godon po i lënë në Librin e zisë , ndërsa janë shoqëruar në homazhe nga përfaqësues të Partisë Republikane.