E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Arrestohet nje 27 -vjecar dhe sekuestrohen 5 kg heroine

Pas një operacioni të zhvilluar nga Policia e Durrësit në zonën e “Plepave” është arrestuar sot person për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë. Sipas policisë, shtetasi që posedonte drogën është Ludmir Kuqi, 27 vjeç. Makina, tip golf, në të cilën udhëtonte ky shtetas mban targat e Fierit, FR AA 308 AP.

Droga e gjetur në makinë ishte e ndarë në 8 pako. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës dhe ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›