Qeveria mblidhet ne Vlore: Si do ta zhdukim Albanofobine Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka zgjedhur Muzeun Kombetar te Pavaresise, per te zhvilluar dje mbledhjen e radhes te qeverise. I emocionuar dhe i ulur ne karrigen ku 100 vjet me pare ka qene ulur Ismail Qemali, njeriu qe shpalli Pavaresine e Shqiptareve, kryeministri Berisha ka theksuar faktin se, edhe tani si 100 vite me pare me shpalljen e shtetit te pavarur, deshira e te gjithe shqiptareve ishte bashkimi kombetar dhe te njejten gje deshirojne edhe tani. Sipas kreut te ekzekutivit, pas 100 vitesh, sot shqiptare jane te lire, por serish jetojne ne 5 shtete. Ndaj ne vleresimin e tij, platforma te bashkuar me njerit-tjetrin ne Europe, i jep pergjigjen ne menyre perfundimtare ceshtjes shqiptare ne Ballkan. "Shqiptaret jane te ndare ne 5 shtete, por ata jane te perkushtuar ne projektin e integrimit evropian, si e ardhmja e tyre me e shkelqyer. Por edhe pse te ndare ne disa shtete, shqiptaret nuk munden te mos e konsiderojne njeri-tjetrin vellezer dhe ky eshte realiteti. Ndaj dalin nje seri detyrash qe te ecet me platformen, te bashkohemi me njeri-tjetrin, te bashkohemi me Evropen. Asnje nuk mund te mohoje padrejtesine ndaj shqiptareve, u copetuan ne 5 shtete, ne copetimin me flagrant per caktimin e kufijve. U versulen mbi kete komb me projektet nga me te zezat. Ismail Qemali u detyrua te largohet nga Shqiperia. Ai po punonte per idealin e shqiptareve, bashkimin e trojeve. Shqiperine e shpetoi nga copetimi i metejshem Presidenti Uillson", deklaroi Berisha.
Duke e vleresuar si te rendesishme bashkimin e shqiptareve, kryeministri kerkoi mirekuptimin e fqinjeve, por edhe te faktorit nderkombetar. "Ceshtja shqiptare eshte serish nje ceshtje, me gjithe ndryshimet thelbesore qe ka, por ka nje albanofobi ndaj shqiptareve, e cila do te mund te zhduket vetem permes procesit te bashkimit te shqiptareve. Kjo nuk mund te zhduket permes "status quo-ve", qe e thellojne gjithnje e me shume albanofobine, por vetem me bashkim", deklaroi Berisha. Duke u ndalur pak tek historia dhe menyra e copetimit te historise, kryeministri ka kujtuar betejen e Kumanoves. "Kjo beteje eshte fillimi i genocidit kunder shqiptareve dhe kur une u kerkoj mirekuptim pse ndodhi kjo, me thone: histori. Por si mund te jete histori kur hordhite serbe vershuan mbi shqiptaret dhe shqiptaret numerojne nga ato hordhi, dhjetera mijera te vdekur. Por, njelloj, a mund te festohen betejat naziste? Perse ky qendrim kaq "gentle" ndaj historise se vuajtjeve dhe eksterminimit te shqiptareve? Albanofobia, eshte pergjigja. Ndaj ne kerkojme mirekuptimin e miqve dhe i garantojme se ne do t'i respektojme me seriozitetin me te madh. Ne jemi nje komb i vendosur per paqe, i vendosur per stabilitet", tha Berisha. Kryeministri ka kujtuar se shqiptare, kaluan 100 vite me konflikte, pushtime e diktatura. "Ne duam 100 vite, 1000 vite paqe. Ky eshte percaktimi yne, por paqe te qendrueshme, e cila bazohet ne parimet me te larta njerezore, ne idealet e verteta te paqes. Nuk mundet te jetohet me frike ndaj tyre, nderkohe kur shqiptaret nuk kane nje varr te vetem ne trojet e nje vendi tjeter, ndersa tokat e tyre eshte e mbushur me varreza e kocka te te gjitha ushtrive, qe kane vershuar mbi ta", theksoi ai.
Berisha pershendet nga ballkoni: Moment emocionues
Pas perfundimit te mbledhjes se Keshillit te Ministrave, e cila u zhvillua ne Muzeun Kombetar te Pavaresise, Kryeministri Berisha pershendeti nga ballkoni i ketij muzeu qytetare te Vlores, qe ndodheshin ne mjediset e jashtme te tij. Pasi u takua me qytetaret, ne dalje te Muzeut te Pavaresise, Kryeministri, u shpreh: "Per mua kjo eshte dita me mbreselenese, nje dite historike, ku pas 100 vitesh pata nderin te ulem si Kryeminister i ketij vendi ne ate karrige ku eshte ulur themeluesi, babai i pavaresise se Shqiperise, Kryeministri i pare i kombit shqiptar, pas vdekjes se Skenderbeut, pra ne shekuj. Momente shume emocionuese. Te mendosh se si ai burre i madh bashke me Kuvendin e Vlores formoi qeverine e pare, ne kushtet me te veshtirat, por kuraja e tij ka qene mbinjerezore, kuraje qe ka buruar nga nje fakt i konstatuar rendom nga historiane te ndryshem, se shqiptareve u ka takuar te perballen ne menyre me te shpeshte me armiq shume me te fuqishem, me te medhenj se vete ata, por kurre nuk nguruan te perballen".