E Diel, 1 Nëntor 2026

Posselt: Berisha coi vendin ne NATO, po ndermerr shume reforma

Europarlamentari dhe anetari i delegacionit te PE-se per Europen Juglindore, Bernd Posselt, flet ne nje interviste per radion Deutsche Welle, mbi shanset e Shqiperise per marrjen e statusit te kandidatit per anetaresim ne BE.

Si i vleresoni pikepamjet qe Shqiperia te fitoje statusin e kandidatit per anetaresim ne Bashkimin Evropian qysh gjate ketij viti?

Une shpresoj qe me se voni kjo te arrihet ne vitin e ardhshem. Komisioni Evropian ka bere nje rekomandim perkates, qe t'i jape Shqiperise statusin e kandidatit dhe nese gjithcka shkon si duhet, atehere me se voni vitin e ardhshem Shqiperia do te fitoje kete status. Por teresisht te sigurt nuk mund te jemi, pasi pak varet edhe nga menyra, se si do te zhvillohet kriza aktuale ne Bashkimin Evropian.

Mundesia tjeter atehere do te ishte pranvera ne samitin e BE-se ne mars te 2013. Por Bashkimi Evropian e ka te qarte se kryeministri i Shqiperise mund ta perdore nje dhurate te tille si municion gjate fushates elektorale per zgjedhjet e ardhshme. Si e shihni ju kete?

Me falni, por kjo nuk eshte dhurate. Shqiptaret kane punuar fort per ndertimin e demokracise. Kryeministri Sali Berisha e ka udhehequr vendin ne NATO, ai po ndermerr shume reforma. Une nuk bej politike partiake, por te gjitha partite politike shqiptare kane punuar per kete dhe nje gje mund ta them: rruga e Shqiperise drejt BE-se do te jete e suksesshme, vetem nese per kete do te punojne se bashku te gjitha partite politike. Kjo ceshtje nuk guxon te jete molle sherri ne politiken e brendshme. Me rendesi eshte nje bashkepunim i mire i te gjitha partive. Ato mund te zihen per politiken e brendshme por ne politiken evropiane ato duhet te punojne se bashku.

Per shume politikane evropiane Shqiperia konsiderohet si nje vend, qe eshte veshtire per t'u kuptuar. Ata e kane te veshtire te arsyetojne, apo justifikojne sjelljet e politikaneve te saj. A jeni edhe ju nje prej tyre?

Keshtu kush e njeh pak historine dhe e di se sa brutal ka qene regjimi komunist ne Shqiperi dhe e njeh pak edhe parahistorine e gjate, qe ishte shume e nderlikuar, atehere cuditet, se si Shqiperia ka arritur per nje kohe kaq te shkurter te beje perparime kaq te medha. Une besoj qe e kuptoj Shqiperine, une e cmoj Shqiperine dhe rruga, qe ka kaluar Shqiperia, eshte e gjate dhe ne do te duhej te shprehim habine tone se si eshte arritur kjo. Une e di se kjo rruge do te zgjase ende dhe se do te kete shume probleme, por Shqiperia ka bere shume. Sikur edhe popujt e tjere do te duhej te kalonin neper rrethana te tilla, me siguri qe edhe ata do te kishin te pakten problemet e njejta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›