Qeveria merr vendimin për shpalljen e datës 8 Dhjetor Festë Kombëtare
Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së sotme, mori vendimin pwr shpalljen e datës 8 Dhjetor, si Festë Kombëtare. Kryeministri Berisha e veçoi këtë vendim ndër projektligjet e shumta të rëndësishme që u miratuan sot, duke e cilësuar 8 Dhjetorin si ”ditën e njërit prej akteve më madhore të kurajës, të guximit, të të rinjve shqiptarë të cilët në një moment kur vendi ishte zhytur në izolimin më të madh, varfërinë më të skajshme, dëshpërimin më të thellë, gjetën forcë dhe kuroja shpirtërore, u përballën në qytezën e tyre dhe në rrugët e Tiranës, me diktaturën”.
Kryeministri Berisha theksoi se kjo ditë do të shënonte fillimin e një epoke të re për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët do të nisnin ndërtimin e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe rrugën e progresit të pandërprerë drejt qytetërimit perëndimor. “Duhet të jemi të vetëdijshëm se festimi që I bënë qytetarët shqiptarë edhe 19 vjet pas kësaj dite 8 dhjetorit, ishte një kushtrim, ishte një apel për qeverinë, por edhe një qortim pra, shqiptarët e përjetojnë këtë, si ditën e rilindjes së lirive të tyre. Ndaj dhe shpreh kënaqësinë që qeveria vendos sot për ta shpallur festë kombëtare 8 dhjetorin, në nderim të veprës legjendare të studentëve të këtij vendi, pore de në nderim të lirive dhe të drejtave individuale të çdo qytetari shqiptar” nënvizoi kryeministri Berisha.23/12/2009