E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria: Çmimet e pallateve në të gjitha zonat e Tiranës

Zona e Bllokut, dhe pallatet “Agimi” vazhdojnë të jenë zonat më të shtrenjta në kryeqytet për sa i përket vlerës së apartamenteve. 

 Qeveria ka përpiluar të dhënat për secilën prej zonave të kryeqytetit ku qendra e saj, vazhdon të jetë prej disa vitesh zona më e shtrenjtë. Sipas tabelave që i bashkëngjiten relacionit të udhëzimit për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2008, rezulton se zona në qendër të Tiranës që përfshin ish-Bllokun dhe pallatet “Agimi” kanë një vlerë prej 175 mijë lekësh të reja për metër katror. “Në tabelë janë paraqitur vlerat e apartamenteve tip në tregun e lirë të shprehura në lekë/m2 sipërfaqe shfrytëzimi, të cilat kanë rezultuar sipas shitblerjeve të marra në terren nga vëzhgimi i tregut, nga agjencitë imobiliare dhe njoftimet për shitblerje. Për qytetin e Tiranës vlerat e tregut janë hartuar sipas ndarjes zonale, duke u bazuar nga informacionet e marra në rrugë operative si dhe nga informacioni i marrë nga agjenci të ndryshme imobiliare”, thuhet më tej në relacionin që i bashkëngjitet udhëzimit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave. Përveç këtyre zonave, një vlerë të konsiderueshme apartamentet kanë edhe në rrugën e Elbasanit dhe zonën pranë Liceut Artistik. Sipas të dhënave të nxjerra nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit një metër katror në këtë zonë kushton jo pak, por 160 mijë lekë të reja. Pas këtyre zonave, të cilat renditen në krye për sa i përket kostos së banesave, vijnë qendra e kryeqytetit, “Kafe Flora”, sheshi “Skënderbej” dhe ish-ekspozita, ku vlera për një metër katror është 140 mijë lekë të reja, dhe më pas rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, “Myslym Shyri” dhe pazari i ri, vlera në të cilat është 130 mijë lekë të reja. Gjithashtu, në zonat e kushtueshme, sipas të njëjtave të dhëna, janë edhe zona pranë stadiumit “Qemal Stafa”, “Kafe Flora”, “Zogu i zi”, sheshi “Avni Rustemi”, rruga e Elbasanit, ku kostoja e një metër katror apartament kushton 120 mijë lekë. Ashtu si edhe një vit më parë, zonat e periferisë së kryeqytetit kanë edhe koston më të vogël të apartamenteve. Kështu një metër katror në “Unazën e re”, “Kombinat” dhe “Misto Mame” kushton 67.500 lekë të reja, ndërsa një metër katror tokë në “Laprakë”, “Kthesën e Kamzës” dhe te “Parku” vlera është 65 mijë lekë. Ndërkohë që zona më e lirë e kryeqytetit është edhe këtë vit Bregu i Lumit ku, sipas Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, një metër katror i një apartamenti kushton 62.500 lekë.

Të dhënat e tregut të lirë të apartamenteve për vitin 2008

1/1 Unaza-Materniteti i Ri        90.000
1/2 Uzina e Autotraktorëve        67.500
2/1 Blloku, Liceu, Rr.Elbasanit        160.000
2/2 Sheshi A. Rustemi-Unaza-
Rruga e Elbasanit            120.000
2/3  Min. Jashtme-Rruga
e Elbasanit Q.Studenti            105.000
2/4  Mihal Grameno-
Sauk-Parku kombëtar             115.000
2/5                    80.000
3/1 Spitalet – Shk. e Bashkuar        77.500
3/2 Kinostudio                62.500
4/1 Unazë-Shish Tufinë            67.500
4/2 Bregu i Lumit            62.500
5/1 Zona e Bllokut,
Pallatet Agimi                175.000
5/2  Pallatet Agimi, V. Shanto,
St.Dinamo, Garda            112.500
5/3 Pishinat,
rruga “Komuna e Parisit”            100.000
5/4 Rr. “K.Parisit”,
Unaza, sh.Teknologjike            82.500
6 Unaza e re-
Kombinat-”Misto Mame”            67.500
7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata,
“Myslym Shyri”                117.500
7/2 Inxhinieria, “21 Dhjetori”,
“Zogu i zi”, Rr. e ambasadave        117.500
7/3 Ish-Uzina Enver, Parku
i Kamionëve, Rr. e Durrësit         85.000
7/4 Fusha e Aviacionit,
Unaza e re                65.000
8/1 Pazari i ri                102.500
8/2 Rruga Bardhyl,
Tregu ushqimor, Unazë            87.500
8/3 nga Tregu te 
ish-Kombinati                67.500
9/1 Sheshi “Skënderbej”,
Muzeu, St. Trenit             130.000
9/2 Politeknikumi, St. i
Trenit, Rr. Siri Kodra            102.500
9/3 Don Bosko                80.000
10/1 Qendra, Kafe Flora, Sheshi
Skënderbej, ish-Ekspozita        140.000
10/2 Rruga e Durrësit,
e Kavajës, “Myslym Shyri”        130.000
10/3 “Qemal Stafa”, “Kafe Flora”,
Zogu i Zi                120.000
11/1 Rruga e Durrësit,
Don Bosko                85.000
11/2 Lapraka                70.000
11/3 Laprakë, Kthesë e Kamzës
Parku                     65.000

Çmimet e apartamenteve në qytetet kryesore të vendit

Qyteti i Tiranës ka çmimet më të shtrenjta për apartamentet. Sipas udhëzimit të miratuar në qeveri, rezulton se në kryeqytet një metër katror i një banese shitet mesatarisht me një vlerë prej 81.875 lekë, ndërkohë që kjo shumë ndryshon nga zona në zonë. Sipas draftit të paraqitur dje nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit rezulton se kryeqyteti ka një diferencë prej rreth 10 mijë lekë të reja, nga qyteti i dytë më i rëndësishëm në vend. Kështu në Durrës, sipas MPPTT-së, një metër katror i një apartamenti shitet me 70.586 lekë të reja. Ndërkohë, çmimi në qytetet e tjera varet nga afërsia me Tiranën. Kështu pas Durrësit, vlerën më të lartë të apartamenteve rezulton ta ketë Kavaja me 56.757 lekë të reja për m2. Pas Kavajës vijnë me radhë Gjirokastra (përkatësisht me 53.731 lekë për m2), Vlora (përkatësisht me 50.988 lekë të reja për metër2) dhe Himara (50 mijë lekë për metër2). Ndërkohë qytezat kanë edhe çmimet më të ulëta në këtë tabelë të hartuar nga Ministria e Punëve Publike. Kështu një metër katror në Çorovodë kushton 12 mijë lekë, në Memaliaj kushton 11.155 lekë, në Këlcyrë 15.423 lekë dhe më e lira në Fushë Arrëz me 8157 lekë për m2.

Të dhënat e tregut sipas qyteteve për vitin 2008

Qyteti        Vlera e shitjes lekë/m2

Tirana            81.875
Durrësi            70.586
Vlora            50.988
Kavaja            56.757
Shkodra            49.540
Puka                13.778
Kopliku            43.827
Lezha            48.475
Himara            50.000
Korça            44.926
Pogradeci            43.273
Erseka            26.352
Lushnja            40.107
Ballshi            34.824
Divjaka            46.533
Berati            35.340
Elbasani            46.600
Librazhdi            38.886
Peqini            37.399
Gjirokastra            53.731
Përmeti            23.564
Tepelenë            15.940
Burrel        27.700

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›