Shqipërisë i mjaftojnë 45’ për të thyer Lihtenshtejnin
Jahmir Hyka shënoi golin më të shpejtë në historinë e kombëtares shqiptare, kur tundi rrjetën e Lihtenshtejnit pasi kishin kaluar vetëm 45 sekonda lojë.
Andrea Kushi
Goli i mesfushorit të Maincit dhe ai i Edmond Kapllanit, në minutën e 18-të, sollën fitoren 2-0 të Shqipërisë mbrëmë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, duke shënuar suksesin e parë të holandezit Ari Han si trajner i kuqezinjve. Përballë një kundërshtari modest, Shqipëria u shfaq dominuese që në start dhe goli i shpejtë i Hykës mbylli që në fillim çdo shteg për të papritura. Pjesa e parë ishte e gjitha e vendësve, të cilët qarkulluan mirë topin dhe kryen disa aksione të mira, siç ishin rastet e të dy golave. Në të parin, aksioni i Lorik Canës u vazhdua nga Kapllani, që pasoi menjëherë në zonë për Hykën dhe ky i fundit mposhti portierin me një gjuajtje të saktë me të majtën. Në golin e dytë, ishte Dallku që krosoi saktë dhe Kapllani goditi me kokë, duke u ndihmuar edhe nga portieri, i cili shtyu në rrjetë topin e përplasur në traversë. Megjithëse shqiptarët ishin dominues, ritmi i lojës nuk ishte i lartë, për një sërë faktorësh, ku më kryesori ishte kundërshtari që nuk ofronte asgjë. Pjesa e dytë ishte edhe më e pakëndshme për t’u parë, teksa kuqezinjtë vazhduan dominimin por duke bërë shumë aksione personale dhe një lojë të ngadaltë. Rastet për gol munguan, ndonëse dy herë gjyqtari i takimit mund të kishte akorduar 11-metërsh, kur Kapllani e Cana u penguan dukshëm në zonë. Klodian Duro nga e djathta dhe Jahmir Hyka nga e majta vazhduan të ishin aktivë, me driblime e pasime të shumta, ndërkohë që mbrojtja pothuajse nuk u vë në provë. Në minutat e fundit, përgjumja e kuqezinjve mund të kishte sjellë në disa raste golin e miqve. Fillimisht ishte një goditje nga afër, pas krosimit nga këndi, por Beqaj zgjidhi mirë situatën. Më pas, neglizhenca e mbrojtësve lejoi depërtimin e njërit prej sulmuesve të principatës, por përsëri portieri kuqezi zgjidhi situatën. Përfundimisht 2-0, në një ndeshje që nuk dha shumë, por që nga ana tjetër edhe nuk pritej të jepte shumë, luajtur në prag të sezonit dhe përballë një kundërshtari më se modest. Prova e vërtetë e Shqipërisë do të jetë Suedia, e cila bën vizitë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” më 6 shtator.
Goli më i shpejtë
Jahmir Hyka hyri në histori mbrëmë si autori i golit më të shpejtë të shënuar nga kombëtarja shqiptare. Ai shënoi pa u mbyllur ende minuta e parë, kur kronometri shënonte vetëm 45 sekonda lojë. Hyka shfrytëzoi më së miri pasimin e Edmond Kapllanit nga e djathta dhe gjuajti saktë me të majtën, brenda Zonës, duke zënë në kundërkohë portierin mik. Para Hykës, ishte Edvin Murati që mbante rekordin me golin më të shpejtë, shënuar në një fitore historike. Më 4 shtator 2004, Murati shënoi me kokë që në minutën e dytë kundër Greqisë, kampione e Evropës, duke i hapur rrugën suksesit 2-1 për kuqezinjtë e Brigelit.
U-21, Shqipëria barazon 1-1 me Greqinë
Shqipëria U-21 regjistroi një barazim të çmuar 1-1 me Greqinë edhe pse pati në fund të gjitha mundësitë për ta fituar takimin e marrë revanshin e asaj humbje në Athinë 2-1 vitin e kaluar. Gjithsesi formacioni i Artan Bushatit, edhe pse me gjashtë mungesa nga ai që triumfoi 1-0 me Kroacinë po në “Ruzhdi Bizhuta”, falë edhe golit të talentit të Sukaj (66’), por dhe punës së jashtëzakonshme të Likës e zëvendësuesit Filipi arriti të vendoste ekuilibrat në fushë pas golit të pjesës së parë të realizuar nga Lazaras Kristodholupulos (25’). Për Shqipërinë ky ishte barazimi i dytë 1-1 pas atij me Azerbaxhanit në transfertë. Takimi u zhvillua në një ambient shumë miqësor, madje në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” ishte vendosur edhe një banderolë e shkruar në gjuhën greke: “Kallos irthate sto Elbasan” -Mirë se erdhët në Elbasan. Dy ekipet u ndanë në barazim 1-1, duke ruajtur diferencën e pikëve, tashmë Greqia me 14 pikë, Shqipëria 11 pikë. Shqipëria, më 6 shtator do të luajë kundër Kroacisë në transfertë dhe katër ditë më pas me Azerbajxhanin në Shqipëri, njëherësh edhe ndeshja e fundit në eliminatoret e Kampionatit Europian 2009 për Shpresat.